Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

La violence reprend en Albanie – les manifestants exigent la démission de Rama

manifestation, Albanie

Pas një jave qetësie, në Tiranë janë kthyer përleshjet në sheshe e rrugë.

Paralelisht, në mesditë studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, kurse aktivistë të Partisë Demokratike para selisë së këtij subjekti politik.

Kjo parti, që është më e madhja në opozitë, protestën e ka thirrur në mbështetje të studentëve, por ka pasur një moment përplasjeje me ta, meqë të rinjtë janë deklaruar kundër të gjithë klasës politike.

Megjithëkëtë, pati protestues që kërkuan bashkimin e të gjithëve.

Lufta është e të gjithë shqiptarëve. Demokratët janë shqiptarë si ne, dhe socialistët janë shqiptarë si ne. Na duhet bashkimi i të gjithëve për ta rrëzuar qeverinë. Kushdo që e thotë të kundërtën i shërben vetëm Ramës.

Por, protestuesit kanë vazhduar thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama e edhe kryetarit të demokratëve, Sali Berisha.

Në orët e pasdites, studentë e gjimnazistë janë përplasur me policinë. Fillimisht u janë vënë flakët kontejnerëve e më pas janë gjuajtur edhe koktej molotovi në drejtim të policisë e edhe ndërtesës së Kryeministrisë.

Atyre, policia u është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Më mëngjes, kryeministri Rama ka vazhduar rutinën, duke improvizuar një tavolinë dialogu para ndërtesës së Qeverisë. 

Por, protestuesit kanë insistuar në dorëheqjen e tij.

Pas muajsh protestash të qeta, muajin e shkuar nisën edhe ato të studentëve me kërkesën për largimin e kryeministrit Rama. Nga dhuna e përdorur, janë lënduar numër i madh të rinjsh e pjesëtarëve të Policisë.