Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Palokaj : L’UE porte une attention justifiée aux Balkans occidentaux.

Augustin Palokaj

Korrespondenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, ka thënë se Bashkimi Evropian vazhdon t'i kushtojë vëmendjen e duhur Ballkanit Perëndimor dhe nuk ka arsye që vendet e rajonit të shqetësohen për mungesë të angazhimit nga institucionet evropiane. 

Sipas Palokajt, në institucionet e BE-së ka ekipe të tëra që merren posaçërisht me Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit.

Sipas Palokajt, angazhimi i Bashkimit Evropian dëshmohet edhe përmes raporteve të detajuara të progresit që hartohen për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Nga Bashkimi Evropian Ballkani Perëndimor ka vëmendje aq sa duhet dhe askush në Ballkanin Perëndimor nuk duhet të shqetësohet për mungesën e vëmendjes pasi që në institucionet e BE-së janë me mijëra njerëz që marrin rrogë për t’u marrë me Ballkanin Perëndimor dhe ata nuk janë të zënë me punë duke menduar për t’u marrë me Lindjen e Mesme apo luftën mes Ukrainës dhe Rusisë. Janë ekipe të tëra që merren vetëm me Kosovën apo vetëm me Shqipërinë dhe gjithmonë nga ta ka vëmendje të duhur. Vetë fakti se kanë prodhuar aq shumë raporte të progresit të detajuar dëshmon se janë të angazhuar”, ka thënë ai të mërkurën në “60 Minuta” në KTV.

Palokaj më tej ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të humbë edhe miliona euro nga Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor, nëse nuk përshpejton përmbushjen e kritereve të kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Sipas tij, Kosova tashmë ka humbur rreth 50 milionë euro në mënyrë të pakthyeshme, ndërsa deri në fund të vitit mund të humbë edhe mjete të tjera, për shkak të afateve të përcaktuara për përfitimin e tyre.

Ai ka vlerësuar se institucionet e Kosovës duhet të veprojnë me urgjencë për të përmbushur kriteret dhe për të shpëtuar fondet që ende mund të përfitohen.