Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Pacolli : Nous allons durcir les amendes infligées aux municipalités ; les déchets à Pristina mettent en danger la santé publique.

Victoire Pacolli

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka paralajmëruar ashpërsim të gjobave dhe shtim të kontrolleve ndaj komunave që dështojnë t’i mirëmbajnë hapësirat publike dhe të menaxhojnë mbeturinat, duke përmendur gjendjen në Prishtinë si një ndër vendet ku po rrezikohet shëndeti publik.

Pacolli ka bërë të ditur se ministria ka nxjerrë një urdhëresë përmes së cilës komunat obligohen të bëjnë pastrimin dhe dezinsektimin e hapësirave, ndërsa ka paralajmëruar se institucionet do të monitorojnë zbatimin e këtyre detyrimeve.

“Ne kemi lëshuar një urdhëresë, ku komunat janë urdhëruar që të bëjnë dezinsektimin e hapësirave, të bëjnë pastrimin e tyre, sepse gjatë muajve të verës kemi parë që shpeshherë, sidomos në Prishtinë, është rrezikuar shëndeti publik”, ka thënë Pacolli në emisionin “tre8tre” në KTV.

Pacolli ka theksuar se ministria nuk ka kompetenca për të ndërhyrë drejtpërdrejt në zonat urbane për t’i pastruar ato, por mund t’u kërkojë komunave të mirëmbajnë hapësirat publike dhe t’i ndëshkojë në rast të moszbatimit të detyrimeve.

“Nëse Komuna e Prishtinës bashkë me ‘Pastrimin’, ku ka 70 për qind të aksioneve, refuzojnë apo dështojnë ta pastrojnë Prishtinën, ne do të vazhdojmë me ndëshkime të tilla. Pra, ne kemi filluar tani me gjoba, do t’i ashpërsojmë gjobat dhe do t’i shtojmë kontrollet”, është shprehur Pacolli.

Ajo ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës dhe ndërmarrja “Pastrimi” janë dënuar së fundmi me nga 2 mijë euro, por këto gjoba i ka cilësuar si minimale.

Pacolli ka kritikuar gjithashtu menaxhimin e ndërmarrjes “Pastrimi”, duke pretenduar se Komuna e Prishtinës ka tentuar disa herë ta çojë atë drejt falimentimit, në vend që ta fuqizojë, ndonëse zotëron 70 për qind të aksioneve në këtë ndërmarrje.

“Komuna e Prishtinës ka tentuar ta falimentojë disa herë “Pastrimin” në vend se të fokusohet dhe të punojë që ta fuqizojë atë sepse në këtë ndërmarrje ka 70 për qind të aksioneve, është duke e shkatërruar.  Herën e fundit kur janë dënuar Komuna e Prishtinës e edhe ndërmarrja, janë dënuar me nga 2000 euro që për mua janë gjoba minimale, sepse ne duhet të shkojmë në kushtëzime të tjera ndaj komunave, sepse nëse dëshirojmë t’i pastrojmë qytetet tona, duhet të kemi qasje më direkte dhe komunat duhet të ndëshkohet për një gjendje të tillë”, ka thënë ajo.