Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

L'opposition critique le gouvernement pour avoir violé le délai légal concernant le budget 2027

gouvernement

Qeveria nuk e ka respektuar afatin ligjor për procedimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2027 në Kuvend. Për këtë, është kritikuar nga deputetë të opozitës, të cilët vonesën e konsiderojnë shkelje të përgjegjësive institucionale. Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar se Projektbuxheti do të procedohet të hënën dhe ka premtuar mbi një miliard euro investime kapitale

Qeveria ka tejkaluar afatin ligjor për miratimin e Projektligjit për Buxhet, e për këtë është kritikuar nga deputetë opozitar. 

Bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike afati i fundit që ekzekutivi ta procedojë Buxhetin për në Kuvend është 31 tetori. 

Afati ka kaluar pa u përmbushur detyrimi ligjor.

Deputetja e Partisë Demokratike, Ariana Musliu Shoshi, thotë se mosrespektimi i këtij afati pasqyron mënyrën se si Qeveria i trajton përgjegjësitë institucionale.

“Mosrespektimi i afateve ligjore është dëshmi e mungesës së përgjegjësisë dhe disiplinës institucionale. Një Qeveri që nuk arrin ta procedojë buxhetin brenda afatit ligjor, si mund të pretendojë se është e aftë t’i menaxhojë me përgjegjësi miliardat e taksapaguesve? Afatet ligjore nuk janë rekomandime që kryeministri mund t’i respektojë sipas dëshirës. Edhe nëse vonesa nuk sjell automatikisht sanksione, ajo ngre përgjegjësi të qartë politike dhe institucionale”, ka thënë ajo. 

aussi Hoti : Le gouvernement viole la loi, il n'a pas approuvé le projet de budget pour 2027 dans les délais impartis. économie Hoti : Le gouvernement viole la loi, il n'a pas approuvé le projet de budget pour 2027 dans les délais impartis.

Edhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka lidhur këtë vonesë me atë që e ka cilësuar si praktikë të shkeljes së ligjeve dhe Kushtetutës nga pushteti aktual.

“Kurrë nuk ka ndodhur një gjë e tillë. Edhe në kohë zgjedhjesh, me Qeveri në detyrë, projektbuxheti është miratuar dhe dorëzuar në Kuvend në përputhje me afatet dhe kërkesat ligjore. Fatkeqësisht, shkeljet ligjore e kushtetuese janë bërë praktikë në këto vite të qeverisjes së VV-së dhe partnerëve të saj”, ka shkruar ai në një postim në Facebook. 

E kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të shtunën, ka bërë të ditur se Projektbuxheti do t'i dorëzohet Kuvendit të hënën. 

“Do të jetë buxhet i projekteve kapitale, i përshpejtimit të rritjes ekonomike, dhe i rritjes së cilësisë së vendeve të punës. Pra, jo vetëm më shumë vende pune, por vende pune me paga më të mira.  Ky është buxhet i rrugëve, hekurudhave dhe i digave. Për herë të parë buxheti për investime kapitale do të tejkalojë vlerën 1 miliard euro”, ka thënë Kurti.

Por rritja e mjeteve të planifikuara për investime kapitale nuk nënkupton 
domosdoshmërisht se ato do të realizohen. 

aussi Kurti : L'opposition bloque les réformes, ce qui risque de faire perdre des millions d'euros à l'UE. Arberi Kurti : L'opposition bloque les réformes, ce qui risque de faire perdre des millions d'euros à l'UE.

Nëpërmjet një grafikoni, Instituti GAP ka bërë të ditur se Qeveria ka shpenzuar vetëm 30 për qind të buxhetit të planifikuar për investime kapitale, në nëntë muajt e parë të vitit 2026.

Ligji për Buxhet miratohet çdo vit për vitin që vjen. Derisa qeveria si afat të fundit e ka 31 tetorin, Kuvendi ka kohë deri në ditën e fundit të vitit ta miratojë. Në rast se nuk e bën shteti rrezikon të hyjë në bllokadë financiare dhe të mos ketë mundësi ligjore për të kryer asnjë pagesë apo investim gjatë vitit vijues, ashtu siç ndodhi në muajt e parë të vitit që shkoi.