Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

L'opposition demande la destitution de la présidente de la Commission de l'Autorité de la concurrence

commission d'économie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës ka njoftuar se ai bashkë me deputetë të partisë së tij dhe disa të PDK-së dhe Aleancës kanë iniciuar kërkesën për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës, Neime Binaku – Isufi.

Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka deklaruar se shkeljet e dyshuara ligjore, moszbatimi i vendimeve të institucioneve administrative dhe gjyqësore, përfshirja në aktivitete politike të ndaluara me ligj dhe mungesa e llogaridhënies para Komisionit parlamentar kërkojnë përgjegjësi institucionale.

“Ndërkohë, deputetët e Vetëvendosjes, duke votuar vazhdimisht largimin e kësaj pike nga rendi i ditës së Komisionit për Ekonomi, kanë penguar diskutimin parlamentar lidhur me parregullsitë dhe shkeljet e dyshuara ligjore të raportuara në këtë institucion. Përgjegjësia për funksionimin e ligjshëm të këtij institucioni është edhe përgjegjësi e Kuvendit dhe e të gjithë deputetëve që kanë për detyrë ta mbikëqyrin atë”, ka shkruar ai.

Bashkëngjitur në statusin e tij në Facebook ai ka publikuar edhe nënshkrimet e deputetëve në kërkesën zyrtare drejtuar Kuvendit. Në kërkesë thuhet se kërkohet që në seancë plenare të merret vendim për shkarkimin e Binaku-Isufit, për siç theksohet, shkeljeve të rënda të përsëritura në ushtrimin e detyrës zyrtare, mosprespektimit të dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës, moszbatimit të vendimeve të autoriteteve administrative dhe gjyqësore, përfshirjes në aktivitete politike të ndaluar me lidh si dhe refuzimit të përsëritur për të raportuar para komisionit parlamentar përgjegjës për mbikëqyrjen e veprimtarisë së AKRK-së.

Dokumenti është nënshkruar nga dhjetë deputetë, shtatë të PDK-së, dy të LDK-së dhe një i Aleancës.

Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Ekonomi i cili është mbajtur më 10 nëntor, deputetët e partisë në pushtet dhe ata të opozitës janë përplasur pasi Binaku-Isufi për herë të tretë nuk i është përgjigjur ftesës për raportim.