Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati ka mbajtur një konferencë për media para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar nga ky institucion të marrë vendimin që sipas saj sjellë ndryshimin për problemin e grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet.
Musmurati ka ripërsëritur kërkesën për ministrin e Financave, Hekuran Murati që të nënshkruajë marrëveshjen për projektin në bashkëpunim me Bankën gjermane KfW në vlerë 74 milionë euro.
“Pikërisht këtu, në këtë institucion, duhet të merret vendimi që do të mundësonte një ndryshim rrënjësor në shërbimin e pastrimit të Prishtinës. Prishtina ka nevojë për 100 kamionë të rinj, 10 mijë kontejnerë dhe modernizimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave. Kërkoj nga ministri Hekuran Murati që të nënshkruajë marrëveshjen për projektin prej 74 milionë eurosh, për të ndihmuar zhvillimin e ndërmarrjes ‘Pastrimi’, e jo për të kontribuar në falimentimin e saj”, ka thënë Musmurati.
Për këtë çështje, nënkryetarja e Prishtinës ka potencuar se u është drejtuar edhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
“Javën e kaluar u jemi drejtuar edhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, duke ua dorëzuar dokumentacionin zyrtar, vendimin e Qeverisë, dokumentin e KfW-së dhe letrën e përbashkët të palëve të përfshira në projekt”, deklaroi Musmurati.
Ministri i Financave, Hekuran Murati kishte deklaruar se investitori, në këtë rast Banka gjermane, nuk e mbështetë një projekt të tillë pasi kërkohet qëndrueshmëri e kompanisë ekzistuese që bën mbledhjen dhe menaxhimin ne mbeturinat, që në këtë rast është kompania “Pastrimi”.
Sipas Muratit, deklarimi i Ramës se do të shuhet kompania “Pastrimi” dhe do të themelohet një tjetër, tregon paqëndrueshmëri dhe pamundëson zbatimin e projektit nga Qeveria gjermane.
Ce projet prévoit un prêt de 74 millions d'euros qui permettra l'achat de 100 nouveaux camions et de 10 000 conteneurs, la création d'un centre de recyclage des déchets et l'augmentation des capacités de gestion des déchets.