Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Musliu indique que la remise des diplômes aux nouveaux policiers a été reportée en raison d'un manque d'uniformes.

remise de diplômes de police

Illustration

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se ceremonia e diplomimit të rreth 300 policëve të rinj, e planifikuar të mbahej të premten (nesër), është shtyrë për shkak të mungesës së uniformave.

Musliu ka kritikuar Qeverinë për këtë situatë, duke e cilësuar si dështim institucional dhe shenjë të mungesës së planifikimit e të përgjegjësisë politike.

“300 policë pa uniforma! Kjo është fytyra e papërgjegjësisë së kësaj qeverisjeje!”, ka shkruar ajo.

Sipas Musliut, është e papranueshme që rreth 300 të rinj, të cilët kanë përfunduar përgatitjet për t’iu bashkuar Policisë së Kosovës, të mos mund ta mbajnë ceremoninë e diplomimit për shkak se institucionet nuk kanë arritur t’i pajisin me uniforma.

Ajo ka thënë se uniforma nuk është luks, por domosdoshmëri për policët që do t’i shërbejnë vendit, ndërsa ka kërkuar që Qeveria të japë llogari për këtë situatë.

“Siguria e vendit nuk mbrohet me deklarata, por me punë, përgjegjësi dhe institucione funksionale”, ka shkruar Musliu, duke shtuar se një situatë e tillë është dekurajuese për të rinjtë që dëshirojnë t’i shërbejnë vendit.

KOHA i ka dërguar pyetje Policisë së Kosovës për këtë çështje gjatë ditës së sotme. Por ende s’ka marrë përgjigje.