Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Lushaku – Sveçlës et Gërvallës : Comment comptez-vous conserver le pouvoir alors que l'échec coûte des vies humaines ?

Écho Lushaku

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka thënë se dorëheqja e ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla e ministres së Drejtësisë Donika Gërvalla do të ishte përgjegjësia për dështimin e shtetit në mbrojtjen e Arlinda Zekajt e cila u vra më 25 tetor në Vitormiricë të Pejës. 

Lushaku në një postim në Facebook pas konferencës së Sveçlës e Gërvallës ku ata thanë se dorëheqja tyre nuk do të kontribuonte në trajtim më të mirë të rastit, i ka pyetur se si po mendojnë se mund ta mbajnë pushtetin “edhe kur dështimi i pushtetit kushton jetë njerëzish?!”. 

“Dy ministra sot dhe na thanë se dorëheqja e tyre nuk do të përmirësonte asgjë! Dorëheqja nuk e kthen Arlindën, e as pamjen e vrasjes me sëpatë në sytë e djalit. Po, dorëheqja është përgjegjësia për dështimin e shtetit, në këtë rast pushtetit, që nuk arriti ta mbrojë Arlindën me gjithë aparatin shtetëror në dorë! Qysh po mendoni se mund ta mbani pushtetin edhe kur dështimi i pushtetit kushton jetë njerëzish?!”, ka shkruar Lushaku.

Ajo ka thënë se kur për jetën e humbur të një gruaje nuk jep përgjegjësi askush në krye të shtetit, mesazhi për gratë e tjera është i tmerrshëm.

Lire les autres mises à jour
Arlinda Zekaj

L'exécutif constate une série de violations dans l'affaire Arlinda Zekaj ; les ministres n'envisagent pas de démissionner.

Një varg të gjatë shkeljesh kanë thënë se kanë evidentuar nga dy raportet e hartuara nga...