Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Kos annonce une visite au Kosovo en décembre et appelle à une accélération des réformes en vue de l'adhésion à l'UE.

Marta Kos

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Marta Kos, ka kërkuar nga Kosova që të shfrytëzojë mundësinë e krijuar me formimin e institucioneve të reja për të përshpejtuar reformat në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe për të avancuar rrugëtimin drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE). Ajo ka paralajmëruar se në fillim të dhjetorit do të vizitojë Kosovën, ku do të diskutojë për hapat e mëtejmë të këtij procesi.

Në Samitin e Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, që po mbahet sot në Tiranë, Kos ka theksuar se pret që Kosova të shfrytëzojë mundësitë që ofron ky plan për të përfituar më shumë fonde evropiane.

“Në Kosovë, i dashur Albin, qeveria e re është gjithashtu një mundësi e re për të pasur një fokus të ri për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, dhe kjo është një mundësi për të arritur reformat që ofrohen nga Plani i Rritjes dhe për të marrë më shumë fonde dhe më shumë kënaqësi do të vijë në Kosovë në fillim të dhjetorit për të folur, se si mund ta çojmë më tej këtë proces dhe ta zgjerojmë atë. Tashmë që ju i keni të gjitha institucionet”, ka thënë Kos.

Duke folur për zbatimin e Planit të Rritjes në rajon, komisionarja evropiane ka bërë të ditur se rezultatet e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë të ndryshme, me tri shtete që kanë shënuar përparim në zbatimin e reformave, ndërsa tri të tjera nuk i kanë shfrytëzuar plotësisht mundësitë e ofruara./KP

Lire les autres mises à jour
Albin Kurti

Kurti se rend à Tirana et participe au Sommet sur le plan de croissance

Le Premier ministre Albin Kurti s'est rendu à Tirana vendredi où il participera à...