Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Gërvalla estime que l'exécutif n'est pas responsable du meurtre de Zekaj et met en doute l'implication d'influences politiques.

gg

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka numëruar disa përgjegjës për vrasjen e Arlinda Zekajt, por ekzekutivin e ka konsideruar se nuk ka asnjë përgjegjësi lidhur me rastin. Në konferencën për media ku paraqiti raportin mbi rastin, ajo ka thënë se ky raport është vetëm pjesërisht i plotë duke u arsyetuar se ajo “nuk ka marrë përgjigje nga të gjitha institucionet përgjegjëse, nga disa nuk kemi marrë fare përgjigje”. 

Ajo ka deklaruar se institucionet që ajo ka vlerësuar se ishin përgjegjëse kishin marrë paralajmërime të përsëritura për jetën e Zekajt. 

“Më 10 korrik Arlinda raportoi në polici dhunën fizike dhe psikike nga bashkëshorti. Raportoi kërcënimet, dorëzoi provat dhe informoi policinë se bashkëshorti posedonte armë me leje. Shqetësim ishte pamundësia për tu kthyer në shtëpinë e saj. Ajo raportonte se bashkëshorti dhe familjarë të tij e pengonin të hynte në pronën e saj. Më 7 shtator kërkoi urdhërmbrojte urgjente dhe i shkroi gjykatës se kishte frikë për jetës e saj dhe fëmijës së saj”. 

Gërvalla ka thënë se nga dokumentacioni që u shqyrtua krijohet bindja se vrasja e Arlinda Zekajt “me shumë gjasë mund të ishte parandaluar”. Ajo gjithashtu ka ngritur pyetje për siç ka thënë ndikimet nga “qarqet politike e kriminale” në mosveprimet e vazhdueshme të institucioneve. 

“Duhet të shqyrtohet edhe një pyetje tjetër, ‘A mund të shpjegohen të gjithë këto mosveprime vetëm me neglizhencë apo ka pasur edhe ndikime të jashtme përfshirë ndikime të mundshme nga qarqe politike apo kriminale’. Raporti nuk përmban prova të tilla për një ndikim të tillë, por përmasat dhe përsëritja e mosveprimeve e bëjnë të domosdoshëm shqyrtimin edhe të kësaj mundësie”, është shprehur Gërvalla.

Fjala e Gërvallës për gjetjet nga institucionet që ajo tha se ishin përgjegjëse për rastin e Arlinda Zekajt: 

Tribunal de première instance à Peja

Raporti konstaton shkelje jo vetëm të afatit ligjor  në trajtimin e kërkesës së arlindës. Më 7 shtator miraton pjesërisht kërkesën për mbrojtje emergjente. Dy ditë më pas Arlinda kundërshton këtë sepse nuk e përfshin djalin vendimi. 

Seanca u thirr për 24 shtator, vazhdoi më 5 tetor që zgjati vetëm 15 minuta, u shty përsëri edhe për shkak të mungesës së raportit nga QPS. U shty përsëri dhe u mbajt më 13 tetor, gati një muaj vonesë. Vetëm më 16 tetor u nxor aktvendimi për urdhërmbrotje, mbi 1 muaj jashtë afateve ligjore. 

Raporti evidenton edhe nja fakt, më 17 shtator një ditë pas afatit ligjor, Arlinda i është drejtuar kryetarit të Themelores në Pejë duke paralajmëruar për vonesat dhe rrezikut për jetën. Përgjigja i erdhi më 20 tetor. Kryetari konstaton se gjyqtari kishte vepruar brenda afateve ligjore. Dokumentacioni ynë dhe ligji tregon diçka tjetër.  Më 20 tetor Arlinda i shkroi përsëri kryetari të gjykatës duke shprehur zhgënjim dhe duke paralajmëruar se do ta vrisnin, pesë ditë më vonë u vra. 

Raporti evidenton se vendimet gjyqësore për kthimin e saj në shtëpi nuk ishin zbatuar. 
Më 20-21 tetor QPS njoftoi gjyqtarin Migjen Kastrati për mozbatimin e urdhrit mbrojtës. Nuk rezulton se gjyqtari ka marrë vendime të mëtejme sipas ligjit për adresimin e kësaj situate,. 

Deri sot nuk kemi asnjë sinjal se në cilën formë do adresohen këto shkelje të gjyqtarit dhe kryetarit të Themelores në Pejë. 

poursuites de base

Raporti evidenton probleme serioze. Prokuroria ishte e informuar për dhunën dhe kërcënimet e saj. Për zhvillimet e rastit ishin informuar vazhdimit prokurorët dhe kryeprokurorja Lumturije Vuqetaj. Veçanërisht shqetësues është fati që më 23 tetor edhe kryeprokurorja ishte informuar me shkrim se Arlinda kishte raportuar një kërcënim të drejtpërdrejt me vrasje nga Albert Sylaj. Sipas dokumentacionit, prokurorja përgjegjëse kishte refuzuar të hapte rast për kanosje dhe  kishte kërkuar nga personat e dyshuar pamjet e kamerave. Nuk kemi dokumentacion që tregon nëse këto pamje janë dorëzuar. Dy ditë më vonë Albert Sylaj dyshohet se vrau Arlinda Zekajn. 

Raporti evidenton edhe mosadresimin e vazhdueshëm të kërkesës së saj për tu kthyer në shtëpi. Asaj iu rekomandua ta zgjidhte çështjen e pronës përmes kontestit civil. Në vend se të  largohej rreziku nga viktima, viktimës i kërkohej të largohej nga rreziku duke u larguar nga shtëpia. 

Janë suspenduar dy prokuroret e përfshira. 

QPS

Nga korriku-tetor QPS kishte komunikim me Arlindën, megjithatë nuk e kishte konsideruar detyrim të saj krijimin e kushteve për kthim in e saj në shtëpi. Qendra nuk dorëzoi brenda afatit raportin e kërkuar. Më 5 tetor përfaqësuesi i saj mungoi në seancë gjyqësore. Vlerësimi i psikologes përmban të dhëna që kundërshtojnë paraqitjen publike të thjeshtuar që fëmija nuk dëshironte të qëndronte me nënën. 

Municipalité

Kryetari i Komunës ka kompetenca të veçanta. Nga komuna kemi marrë vetëm një përgjigje me 7 rreshta. Nuk kemi marrë informacion as për masa konkrete dhe as cilat plane ka ditëve të ardhshme. Presim sqarime.

Responsabilité institutionnelle 

Nga dokumentacioni që kemi shqyrtuar krijohet bindja se vrasja me shumë gjasë mund të ishte parandaluar. 

Gërvalla ka thënë se nga dokumentacioni që kemi shqyrtuar krijohet bindja se vrasja e Arlinda Zekajt me shumë gjasë mund të ishte parandaluar. Ajo gjithashtu ka ngritur pyetje për siç ka thënë ndikimet nga “qarqet politike e kriminale” në mosveprimet e vazhdueshme të institucioneve. 

“Duhet të shqyrtohet edhe një pyetje tjetër, ‘A mund të shpjegohen të gjithë këto mosveprime vetëm me neglizhencë apo ka pasur edhe ndikime të jashtme përfshirë ndikime të mundshme nga qarqe politike apo kriminale’. Raporti nuk përmban prova të tilla për një ndikim të tillë, por përmasat dhe përsëritja e mosveprimeve e bëjnë të domosdoshëm shqyrtimin edhe të kësaj mundësie”, është shprehur Gërvalla.

Duhet të zbardhim pse kanë dështuar institucionet përgjegjëse. 

 

Lire les autres mises à jour
protestation

Après l'assassinat d'Arlinda Zekaj, Sveçla et Gërvalla tiennent une conférence et protestent pour exiger leur démission

La ministre de la Justice Donika Gërvalla et le ministre de l'Intérieur Xhelal Sveçla tiendront aujourd'hui...