Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Gashi énumère les facteurs qui ont conduit à la défaite des républicains aux élections de mi-mandat.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Egzon Gashi, ka thënë se pasurimi i presidentit amerikan Donald Trump dhe familjes së tij, përballë rritjes së çmimeve në SHBA, ka qenë një nga faktorët që ka motivuar qytetarët që të votojnë kundër republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit. Premtimet e pambajtura dhe futja në luftërat të reja, sipas tij, janë tjerët faktorë deçizivë për këtë rezultat. 

Gashi, duke komentuar humbjen e republikanëve, ka thënë se rezultatet në disa shtete e kanë befasuar, pasi demokratët kanë fituar në zona ku për vite nuk kishin triumfuar.

“Çmimet janë rrit shumë në SHBA, duke filluar me çmimin e naftës, shkaku i dy luftërave në Ukrainë dhe Iran. Një amerikan i zakonshëm nuk e këqyr çka po ndodh në politikat ditore të Trumpit, por e këqyr gjendjen dhe xhepin që i është rënduar shumë”, ka thënë Gashi në “Interaktiv” të KTV-së.

Sipas tij, skandalet që lidhen me Trumpin dhe pasurimi i tij e i familjes së tij kanë ndikuar në mobilizimin e votuesve.

“Trumbi ka pas disa skandale me korrupsion dhe ai vetë është pasuruar në masë të madhe, edhe familja e tij e ngushtë. Kur e sheh që shteti po vuan prej çmimeve dhe udhëheqësi po pasurohet me familjen e tij, janë motivuar njerëzit me kthy diçka mbrapa”, u shpreh ai.

Gashi ka përmendur edhe premtimet e pambajtura të Trumpit, veçanërisht atë për përfundimin e luftës në Ukrainë brenda 24 orësh, si dhe përfshirjen e SHBA-së në luftën me Iranin si faktorët që çuan në humbjen e republikanëve. 

“Trumpi erdhi me premtimin se do ta ndalë luftën për 24 orë në Ukrainë. Kanë kaluar dy vjet, madje hyri në një luftë të re me Iranin me bindjen se do të jetë një luftë e shkurtër. Nuk e ka prit këtë reagim. Pra, janë disa faktorë, premtimet e pambajtura, luftërat e reja dhe gjendja ekonomike”, u shpreh Gashi.

Demokratët dolën të parët edhe në garën për Senat, edhe për atë në Dhomën e Përfaqësuesve.