Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Gashi : Le Code civil est l'acte juridique le plus important après la Constitution ; le vote à l'Assemblée est nécessaire.

Haxhi Gashi

Profesori i të drejtës civile në Fakultetin Juridik, Haxhi Gashi, e ka cilësuar Kodin Civil si aktin më të rëndësishëm juridik pas Kushtetutës, duke theksuar se miratimi i tij në Kuvendin e Kosovës është i domosdoshëm për rregullimin e një numri të madh të marrëdhënieve juridike që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Sipas Gashit, rëndësia e këtij kodi qëndron në fushëveprimin e gjerë dhe në faktin se pothuajse çdo qytetar, në një formë apo tjetër, gjatë jetës së tij përballet me rregullat që përcaktohen përmes së drejtës civile.

Gashi ka vlerësuar se Kodi Civil përfshin çështje, duke filluar nga marrëdhëniet kontraktuese, biznesore dhe pronësore, të drejtat fqinjësore, hipotekat dhe të drejtat sendore, deri te marrëdhëniet familjare, martesore dhe trashëgimore.

“Kodi Civil duhet të miratohet në Parlamentin e Kosovës, paraqet një akt më të rëndësishëm juridik e kemi thënë pas kushtetutës për disa arsye; rregullon jetën e përditshme të qytetarëve. Secili qytetar me dashje apo pa dashje do të kalojë përmes rregullave të së drejtës civile, përkatësisht atyre që i rregullon Kodi Civil. Aty ka marrëdhënie kontraktuese, biznesore, pronësore, të drejtave fqinjësore, të drejtës në hipotekë, të drejtën e ndërtimit, të drejtat sendore në sendet e huaja”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka theksuar se një pjesë e rëndësishme e Kodit Civil lidhet edhe me të drejtën familjare, ku përfshihen raportet familjare, e drejta prindërore, marrëdhëniet pasurore në martesë dhe bashkëjetesë, adoptimi dhe kujdestaria, si dhe çështjet që kanë të bëjnë me trashëgiminë.

Sipas tij, të gjitha këto fusha janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën dhe përbëjnë një strukturë të harmonizuar të normave juridike, të përmbledhura në një akt të vetëm ligjor.

Ai ka sqaruar se, ndonëse edhe ligjet administrative dhe ato penale kanë rëndësinë e tyre, Kodi Civil ka një peshë të veçantë për shkak se rregullon marrëdhëniet e përditshme të qytetarëve në shumë aspekte.

“Secili ligj e ka rëndësinë e vet, e kanë edhe ligjet administrative, e kanë edhe ligjet penale, por nga kuptimi i asaj që tërë jeta e qytetarëve rregullohet përmes normave të Kodit Civil, e bën këtë më të rëndësishëm”, ka thënë Gashi.