Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Arberi

Arifi : Si nous avions la vie d'un Danois et d'un Suisse, à quoi nous servirait l'UE ?

Arifi lumineux

Profesori i shkencave politike, Dritëro Arifi, ka thënë se integrimi evropian nuk duhet të shihet vetëm si proces i miratimit të ligjeve dhe arritjes së anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por si transformim i shoqërisë dhe përmirësim i jetës së qytetarëve.

Duke komentuar Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, Arifi ka thënë se ai pasqyron gjendjen reale të shoqërisë dhe dobësitë institucionale, të cilat, sipas tij, janë të njohura edhe pa një raport të tillë.

Ai ka vlerësuar se raporti shërben si pikë orientuese për të gjitha palët në Kosovë, pasi konsiderohet një vlerësim i jashtëm dhe i besueshëm i gjendjes në vend.

“Raporti është reflektim i shoqërisë, nuk është ndonjë shpikje e madhe. Ne e dimë pak a shumë ku i kemi dobësitë si vend. Nuk ka me na dhënë diçka të re që nuk e dimë. Por është një farë certifikimi i gjendjes reale. [...] Raporti i BE-së është një farë lloj pike orientuese ku të gjithë i besojmë, gjendja faktike nuk është e mirë”, ka thënë Arifi në “Konfront” të KTV-së. 

Ai ka theksuar se institucionet janë mekanizmi kryesor për transformimin e politikës dhe shoqërisë, duke shtuar se integrimi evropian nuk nënkupton vetëm përafrimin e legjislacionit me atë të BE-së, por mbi të gjitha zbatimin e ligjeve.

Sipas tij, miratimi i qindra ligjeve në përputhje me standardet evropiane nuk ka vlerë nëse ato nuk zbatohen në praktikë.

“Ne ende nuk e kemi kuptuar se integrimi evropian nuk është një ligj, i kemi bërë 10 ligje, 15 ligje, mund t’i bësh edhe 500 ligje dhe të jesh kompatibil me BE-në, por nëse zbatimi i tyre është zero, s’ka vlerë. Elita politike e ka detyrë, obligim ta transformojë shoqërinë, veç duhet me zbatu ligjin”, ka deklaruar ai.

Arifi ka thënë se qëllimi kryesor i integrimit evropian duhet të jetë krijimi i kushteve të jetesës që qytetarët i gëzojnë në vendet e zhvilluara evropiane, duke përmendur Danimarkën dhe Zvicrën.

“Nëse do ta kishim jetën e një danezi dhe një zvicerani, çka na duhet BE-ja? Nëse do ta arrijmë ta transformojmë jetën këtu, të jetojmë si një zviceran, danez, atëherë BE-ja vetë do të na lutë neve. Kjo është logjika që duhet ndjekur”, ka thënë Arifi.

Lire les autres mises à jour
Affronter

Konfront/Rapport de progrès sur le Kosovo - Progrès limités