EXPRESS

“Toka brenda meje” dhe “Blaga’s Lessons” më të mirët në “PriFest”

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Pas maratonës gjashtëditore të shfaqjes, festivali ndërkombëtar i filmit në Prishtinë, “PriFest” ka ndarë çmimet për filmat më të mirë. Sivjet në kategorinë kryesore – atë të filmit të gjatë ballkanik – kanë triumfuar dy filma, “Toka brenda meje” nën regji të Fisnik Maxville dhe “Blaga’s Lessons” nën regji të Stephan Komandarev. Përderisa i pari gërmon mbi identitetin dhe përkatësinë e individëve në raport me atdheun, i dyti merret me fatkeqësitë në kohën kur teknologjia është bërë e domosdoshme.

Të dielën mbrëma “PriFest” ashtu siç është zakon ka bashkuar kineastë vendorë e të huaj para “Kino Armatës”. Në një ambient festiv edhe janë ndarë çmimet.