Euro 2020

Duartrokitje në nderim të Eriksenit

FOTO: AP
 

Një skenë emocionale është parë në stadiumin e Kopenhagës, ku po luajnë Danimarka e Belgjika. Në minutën e dhjetë ndeshja është ndërprerë dhe të gjithë kanë duartrokitur në nderim të yllit danez Christian Eriksen.

Eriksen mban numrin dhjetë, ndërsa ka kolapsuar në ndeshjen e parë ndaj Finlandës. Ai mbetet në spital, ndërsa është vendosur që të nderohet në ndeshjen me Belgjikën.