Euro 2020

De Bruyne i gatshëm për të luajtur në Euro 2020

Seleksionuesi i Belgjikës, Roberto Martinez ka thënë se mesfushori Kevin de Bruyne është i gatshëm që të luaj të paktën një pjesë në ndeshjen e së enjtes ndaj Danimarkës.

De Bruyne ka munguar në ndeshjen hapëse të Belgjikës në Euro 2020, fitoren 3:0 ndaj Rusisë. Ai kishte pësuar lëndime në fytyrë në finale të Ligës së Kampionëve. Është kthyer në stërvitje të plota të dielën.

Martinez ka treguar se De Bruyne ka marrë lejen për të qenë “në situata të lojës”. Tani, sipas tij, pyetja është se sa gjatë mund të luaj De Bruyne. Martinez ka treguar se do të shfrytëzojë dy ndeshjet e fundit në grup që ta sjell De Bruynen në gjendjen sa më të mirë fizike.