Ernest Muçi ka shkëlqyer të hënën duke dhuruar plot tri asistime në fitoren e skuadrës së Trabzonsporit.
Trabzoni e mposhti Rizesporin me rezultatin 4:1, në ndeshjen dramatike që i takoi xhiros së nëntë të Superligës së Turqisë.
Muçi asistoi në golin e parë, të dytë dhe të katërt.
Reprezentuesi i Shqipërisë e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari në fushë. Ndërkohë për Rizesporin gol shënoi reprezentuesi tjetër i Shqipërisë, Qazim Laçi.
Laçi luajti deri në minutën e 79-të.
25-vjeçari Muçi në total këtë edicion ka dy gola dhe gjashtë asistime në të gjitha garat.
Trabzoni ka 19 pikë dhe është lartë në tabelë.