Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Muçi glänzt mit drei Torvorlagen.

Ernest MuÃi

Ernest Muçi ka shkëlqyer të hënën duke dhuruar plot tri asistime në fitoren e skuadrës së Trabzonsporit. 

Trabzoni e mposhti Rizesporin me rezultatin 4:1, në ndeshjen dramatike që i takoi xhiros së nëntë të Superligës së Turqisë. 

Muçi asistoi në golin e parë, të dytë dhe të katërt. 

Reprezentuesi i Shqipërisë e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari në fushë.  Ndërkohë për Rizesporin gol shënoi reprezentuesi tjetër i Shqipërisë, Qazim Laçi. 

Laçi luajti deri në minutën e 79-të.

25-vjeçari Muçi në total këtë edicion ka dy gola dhe gjashtë asistime në të gjitha garat. 
Trabzoni ka 19 pikë dhe është lartë në tabelë.