Apoya a TIME. Preserva la verdad.
NOTICIAS DE LA NOCHE

Una mujer que había solicitado protección estatal tres días antes fue asesinada en Vitomirica.

Vitomírica

Arlinda Zekaj, 49 vjeçare është qëlluar për vdekje me sëpatë, mbrëmjen e së dielës, në Vitomiricë të Pejës. I dyshuar është kunati i saj, që sipas autoriteteve gjendet në arrati. Tri ditë para se të vritej, nëpërmjet një letre drejtuar Prokurorisë në Pejë ajo kishte njoftuar për rrezikun. “Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, kishte shkruar Zekaj. Vrasja ndodhi pak orë pasi ajo kishte raportuar në polici ish-bashkëshortin për kanosje. Pavarësisht alarmit të ngritur dhe ankesave të saj ndaj institucioneve, rasti përfundoi tragjikisht

Arlinda Zekaj u vra mizorisht mbrëmjen e së dielës në dhomën e saj të gjumit me sëpatë, e i dyshuar është kunati i saj, i cili ndodhet në arrati. Për mundësinë që kjo gjë të mos ndodhte, 49-vjeçarja i kishte paralajmëruar institucionet, ndërsa u kishte bërë një kërkesë të fundit që ato ta mbronin. Rasti i vrasjes ka ndodhur në fshatin Vitomiricë të Pejës. 

Tri ditë para se të vritej, Arlinda i shkroi një letër kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, duke kërkuar që rasti i saj të trajtohej me urgjencë.

“Uroj të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”, ishin fjalët e saj drejtuar Prokurorisë në Pejë.

Ngjarja ndodhi pak orë pasi Arlinda kishte raportuar në polici ish-bashkëshortin për kanosje. Policia kishte ndërmarrë veprime ndaj tij, përfshirë ndalimin për 48 orë.

Zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi, njoftoi se në natën kur viktima e kishte raportuar rastin, asaj i ishte kërkuar të qëndronte diku tjetër, por ajo nuk kishte pranuar.

Sipas Prokurorisë, ndaj ish-bashkëshortit të viktimës kishte pasur masa sigurie, përfshirë ndalimin për t’iu afruar asaj në një distancë të caktuar. 

Megjithatë, këto masa nuk përfshinin familjarët e tij. 

“Si Prokurori, menjëherë ndaj zyrtarëve kompetentë janë hapur hetimet nga Departamenti i Krimeve të Rënda, po të njëjtën ditë. Si Prokurori, i kemi alarmuar të gjitha institucionet që të marrin masa dhe veprime urgjente, në mënyrë që kemi të bëjmë me një rast të ndjeshëm. Si Prokurori, kemi asistuar, edhe pse s’ka qenë detyra jonë ligjore, kemi asistuar që të bëhet ekzekutimi i këtij vendimi. Si Prokurori, jemi munduar t’i bindim, derisa institucionet e tjera të veprojnë, të bëjmë zgjidhje në mënyrë që viktima të jetë në ndonjë vend më të sigurt, për shkak se në ambientin ku ka qenë...”, ka thënë Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë. 

Arlinda Zekaj ishte vendosur me djalin në shtëpinë e përbashkët me ish-bashkëshortin, e më pas familjarët e këtij të fundit kishin vendosur të ktheheshin në atë shtëpi. 

Në gusht, ajo përmes avokates së saj, Adelina Shala, kishte adresuar pretendime për shkelje nga prokurorja Suada Hamza në Pejë. Ndër to ishte edhe çështja e lejimit të qëndrimit të fëmijës te një person i tretë. 

Përveç kësaj, ishte kërkuar edhe masë disiplinore ndaj prokurores për shkelje të tjera të pretenduara. 
Megjithatë, më 21 gusht, kryeprokurorja e Pejës, Lumturije Vuçetaj, e kishte hedhur poshtë kërkesën. 
Në përgjigjen e Prokurorisë thuhet se nuk ka pasur neglizhencë në trajtimin e rastit.

“Asgjë s’është shtrembëruar sa i përket kësaj Prokurorie. Asnjë veprim s’është ndërmarrë ndaj zyrtarëve për t’u hetuar, siç ka pretenduar ajo se e kanë neglizhuar rastin e saj. Janë alarmuar policia, gjykata, Qendra për Punë Sociale, Drejtoria për Mirëqenie dhe Punë Sociale, që të marrin veprime urgjente, për shkak se kemi të bëjmë me një rast të ndjeshëm”, ka bërë të ditur zëdhënësi Nikqi. 
Ndërkohë, Gjykata në Pejë ka njoftuar se aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, për veprën penale “Kanosja”, është dorëzuar në gjykatë mëngjesin e së hënës, ndonëse aktakuza ishte ngritur më 23 tetor. 

E Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. 

Al publicar una fotografía del sospechoso, la policía ha solicitado la colaboración de los ciudadanos para encontrarlo.