Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Zemaj – Al Gobierno: Las protestas les obligarán a dimitir.

armen zemaj

Foto de : Driton Pacharada

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka paralajmëruar se protestat do ta detyrojnë Qeverinë të marrë përgjegjësi dhe të japë dorëheqje, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës dy ditë më parë.

LDK-ja ka kërkuar përgjegjësi nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe nga ajo e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për dështimin institucional karshi rastit të Zekajt.

“Ti mund të shtysh edhe 50 orë të tjera përgjegjësinë dhe llogaridhënien. Ju mund të mos e merrni as përgjegjësinë morale, mund të mos jepni as dorëheqje, por protestat do t’ju detyrojnë të merrni përgjegjësi dhe të jepni dorëheqje”, ka deklaruar Zemaj.

Arlinda Zekaj u vra nga ish-kunati me sëpatë. Teksa dorasi është në arrati, ish-bashkëshorti është në paraburgim pasi paraprakisht e kishte kanosur tani të ndjerën. 

Zekaj u kishte shkruar vazhdimisht letra institucioneve të drejtësisë duke u kërkuar ndihmë për rastin e saj. 

Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së djeshme ka thënë se për 72 orë pret raport nga ministritë përkatëse që ta përmbledhin në detaje rastin e Zekajt dhe ku dështuan institucionet.