Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Los residentes de un barrio de Bardhosh llevan varios años teniendo problemas con el alcantarillado.

aguas residuales

Rrjedha e ujërave të zeza kalon para dyerve të shtëpive të banorëve të lagjes “Ujmiri” në Bardhosh të Prishtinës. Me këtë problem, banorët kanë thënë se po përballen tash e disa vjet. E, në Komunën e Prishtinës nuk kanë treguar nëse do të bëhet zgjidhje

Një rrjedhë e kanalizimit, që kundërmon erë të rëndë, kalon para dyerve të shtëpive të banorëve të lagjes “Ujmiri” në Bardhosh të Prishtinës.

Moskompletimi i projektit të kanalizimit në lagje, ku gypat janë vendosur vetëm në një pjesë të rrugës, ka bërë që ujërat e zeza të rrjedhin pranë shtëpive.

Banorët janë ankuar për këtë gjendje dhe kanë thënë se qysh në vitin 2023 i janë drejtuar edhe Komunës së Prishtinës, por sipas tyre, deri më tani nuk është gjetur zgjidhje.

“Jemi në katastrofë. Kam kërkuar zyrën e drejtorisë të Komunës së Prishtinës. Edhe ma kanë kthyer përgjigjen mbas një kohe. E kanë rregulluar 100 metra ujërat e zeza. Mbas 100 metrash ma kanë kthyer se nuk kemi buxhet, rrjedh uji prej naltë e derdh në rrugë”, ka thënë banori Adem Majkovci. 

Për këtë problem, Komuna e Prishtinës nuk ka kthyer përgjigje që nga e diela.

E, banori tjetër i Bardhodhir, Bekim Majkovci ka thënë se gjendja vazhdon prej më shumë se pesë vjetësh dhe se, me kalimin e kohës, është përkeqësuar.

“Unë çka pesë vjet jam këtu, kështu e kam gjetur. Po tashti veç u bë më keq. Janë aty prej këtyre shtëpive naltë, deri këtu kanë ndërtuar, këtu poshtë, se kanë ndërtuar fare, derdhet këtu”, ka thënë ai.

Të dy këta banorë janë ankuar se, problemi rëndohet gjatë reshjeve dhe shpesh e pamundëson edhe shkuarjen e fëmijëve në shkollë.

“Edhe për nxënësit e shkollës, kur merr vërshime, nuk munden me shku në shkollë. Katastrofë, erë e rëndë, nuk po flasim. Edhe po sëmuren fëmijët edhe vetë”, ka thënë Adem Majkovci.

Të njëjtin hall e ka ndarë edhe Bekim Majkovci.

“Edhe e kemi problemin që fëmijët e vogël po shkojnë në shkollë, këtu tash fillojnë ngricat krejt bllokohemi. Kanë qenë disa herë e kanë shikuar, s'e kanë marrë parasysh këtë punë”, ka thënë ai.

Banorët janë ankuar se problemi e ka bërë lagjen vështirë të jetueshme. Sipas tyre, nuk mund të dalin lirshëm në oborre dhe as t’i hapin dritaret e shtëpive shkaku i kundërmimit.