Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Peci: El cambio en la Ley de Situaciones Especiales provocó que la solicitud de Kosovo para ingresar en la UE no fuera revisada.

Lulzim Peci

Drejtori i Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci, ka thënë se ka informacione të marra nga zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, që shqyrtimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, ishte afër të bëhej, por se kjo nuk u bë pasi që Kuvendi ndryshoi Ligjin për Dhomat e Specializuara. 

Sipas tij tani Qeveria është duke diskutuar më Bashkimin Evropian për ndryshimet e bëra. 

“Sa kam unë informacion kjo çështje ka qenë shumë aftër që të hapet atje, që Këshilli Evropian t'ia japë dritën e gjelbër Komisionit që ta japë opinionin për këtë, por një gjë e ka prishur këtë ekulibër dhe mes tjerash ka qenë  edhe kalimi i amendamenteve të Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës, tash kjo krizë disi është tejkaluar dhe ka bisedime mes BE-së dhe Qeverisë për amandamentimin e Ligjit”, ka theksuar Peci në një intervistë në emisionin “60 Minuta” në KTV. 

Ai ka thënë se nuk mund të thotë nëse kryeministri Albin Kurti ka qenë në dijeni të kësaj, pasi që nuk e ka një informacion të tillë, por ka theksuar se ka pasur një informacion nga zyrtarë të lartë të BE-së që hapja e shqyrtimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në union ka qenë afër që të bëhet.

“Tash të shohim që nëse arrijmë një marrëveshje lidhur me amendamentimin e Ligjit për Specialen, atëherë mbetet të shihet nëse kanë qenë të skata ato që na janë komunikuar”

Leer otras actualizaciones
Lulzim Peci

Peci sobre el informe de la CE sobre Kosovo: Informe sobre el retroceso en la democracia y el poder judicial.

Drejtori i Institutit Kosovar për Hulumtim dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Lulzim Peci, ka thënë se...