Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Kosovo: La UE está dialogando con el Gobierno sobre las enmiendas a la Ley de Seguridad Especial

marta kos

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, gjatë prezantimit të raportit të progresit ka deklaruar se bllokadat institucionale kanë ndikuar në zbatimin e reformave evropiane nga Kosova. Ajo ka thënë se për përparimin e vendit në reforma mund ta pengojnë amendamentet për Ligjin për Gjykatën Speciale, për të cilat tha se janë në bisedime me Qeverinë e Kosovës. E Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, duke folur për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë tha se për mbajtjen e një takimi të nivelit të lartë duhet të pritet fillimisht formimi i Qeverisë së re në Beograd

Komisioni Evropian ka miratuar të mërkurën paketën e Zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet në këtë proces. 

Siç kemi paralajmëruar edhe më herët, në Raportin për Kosovën nënvizohet se kriza institucionale dhe politike ka qenë një prej pengesave kryesore për mungesë të progresit më të madh. 
Së pari raportet u paraqitën në Parlamentin Evropian, ku në emër të Komisionit për to foli komisionerja e Bashkimit Evropian (BE) për zgjerim, Marta Kos.

“Bllokada institucionale ka ndikuar në zbatimin e reformave që lidhen me Bashkimin Evropian gjatë periudhës raportuese. Megjithatë, së fundmi Kosova ka intensifikuar zbatimin e agjendës së reformave. BE-ja e ka mirëpritur zgjedhjen e presidentes së re dhe shpresojmë që stabiliteti i ripërtërirë institucional do t’i mundësojë Kosovës të përparojë”, ka thënë komisionerja Kos.
Më pas raportet u paraqitën edhe para gazetarëve në një konferencë për shtyp në selinë e Komisionit Evropian.

Komisionerja Kos nënvizoi se Kosova edhe me miratimin e ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale ka paraqitur pengesa në procesin e saj të integrimeve evropiane dhe tha se pret që Kosova t’i përmbushë obligimet e saja edhe rreth kësaj çështjeje.

Marta Kos u pyet edhe se çfarë do të bëjë Komisioni Evropian në mënyrë që edhe Kosova të marrë statusin e vendit kandidat pasi që nga dhjetë vendet për të cilat është prodhuar raporti i progresit, është i vetmi që nuk e ka këtë status.

“Hapi i ardhshëm është që të gjitha 27 shtetet anëtare të bien dakord t’i kërkojnë Komisionit Evropian të përgatisë një opinion për aplikimin e Kosovës për anëtarësim. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë këtë. Por, për t’i bindur shtetet anëtare, Kosovës i nevojiten institucione të qëndrueshme. Shpresojmë që tani do t’i kemi ato dhe se do të ketë përparim në reforma’’, ka thënë komisionerja për zgjerim.
Në raportet e progresit, si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, kërkohet që këto dy vende t’i kryejnë obligimet që dalin nga procesi i dialogut për normalizimin e raporteve. Ndërkaq, pse nuk ka pasur deri tash takime në nivel të lartë, dhe kur pritet që të ndodh një takim i tillë, ka folur edhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kallas.

“Kam pasur shumë takime të nivelit të lartë, si me Kosovën, ashtu edhe me Serbinë. Gjithashtu, kam marrë premtimin nga të dyja palët, nga liderët e tyre, që të ulemi së bashku, ne të tre. Kemi pasur edhe përgatitje për atë takim, sepse kemi një përfaqësues të posaçëm të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, i cili po punon shumë”, ka thënë Kallas.

Javën e shkuar KOHA siguroi draftin e raportit për Kosovën. Një pjesë e madhe e dokumentit i kushtohet normalizimit të raporteve me Serbinë dhe obligimeve nga dialogu. Për shkak të proceseve politike në të dyja vendet nuk ka pasur progres të duhur në zbatimin e obligimeve nga dialogu.
Se reitera que, para ambas partes, la normalización de las relaciones sigue siendo una condición para avanzar en el camino hacia la UE, así como para el desarrollo económico. Se señala que la falta de progreso tiene consecuencias.

«La normalización no es solo un requisito para la integración europea. Es fundamental para la seguridad, la estabilidad y el desarrollo económico de ambas sociedades y de la región. La falta de progreso tiene un coste económico y conlleva el riesgo de que ambas partes se queden rezagadas en un momento en que el proceso de ampliación ha cobrado impulso», afirma el informe.

Ndërkaq, si arsye kryesore e mungesës së progresit konkret në rastin e Kosovës përmendet se kriza e vazhdueshme politike dhe mungesa e një Kuvendi funksional, ka penguar punën e qeverisë dhe ka pasur ndikim të grupeve të interesit në gjyqësor dhe prokurori. 

Në rastin e Kosovës këtë vit Komisioni Evropian për herë të parë ka përfshirë në raport edhe përshtatjen e Kosovës me politikën e jashtme të BE-së, siç ka bërë edhe me vendet tjera në procesin e zgjerimit sipas Kapitullit 31. Komisioni në këtë dokument përshëndet faktin se Kosova është përshtatur plotësisht me BE-në në fushën e politikës së jashtme. 

Përveç raporteve të progresit për vendet në procesin e zgjerimit, për atio që janë më të avancuara si Mali i Zi, Shqipëria, Moldavia dhe Ukraina, Komisioni ka publikuar edhe një aneks me afate kohore se kur duhet të bëjnë cilët hapa në mënyrë që të realizojnë qëllimin për përmbylljen e negociatave. Mali i Zi mund të përmbyll negociatat sipas lanit të Komisionit Evriopoianb deri në fund të këtij viti, ndërsa në qershor ta nënshkruajë traktatin e anëtarësimit.ndërsa sa i përket Shqipërisë, plani është që nëse Shqipëria i kryen të gjitha obligimet, negociatat të ëprmbyllen deri në fund të vitit që vjen.