Prokuroria Speciale ka pranuar para rreth tri ditësh dosjen lidhur me dyshimet për mosveprim të zyrtarëve policorë, prokurorëve dhe gjyqtarëve në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, raporton Ekonomia Online.
Dosja është në shqyrtim, ndërsa hetimi i kësaj prokurorie përqendrohet në përgjegjësinë eventuale të zyrtarëve për neglizhencë të mundshme, e cila mund të ketë ndikuar në kryerjen e vrasjes.
Këtë e ka konfirmuar ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Dren Paca, në një konferencë për media, duke sqaruar se kompetenca e kësaj prokurorie në këtë rast lidhet vetëm me dyshimet ndaj zyrtarëve, ndërsa pjesët e tjera të rastit po trajtohen nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“Mund ta konfirmoj që Prokuroria Speciale para rreth tri ditësh ka pranuar, veçse në shqyrtim, dosjen në ndryshimin, apo në dyshimet sa i përket zyrtarëve policorë, zyrtarëve, apo prokurorëve dhe gjyqtarëve të cilët eventualisht mund të jenë të dyshuar për shkak të mosveprimit të tyre, se mund të ka ardhur deri te neglizhenca dhe, si pasojë, rasti siç ka ndodhur apo kryerja e vrasjes. Kështu që, po, Prokuroria Speciale e ka këtë rast në shqyrtim, por vetëm sa i përket zyrtarëve policorë, prokurorëve dhe gjyqtarëve, eventualisht si të jenë, mund të jenë të përfshirë në rast, ndërsa raste të tjera, besoj veç se jeni informuar tashmë edhe nga zyra e kryeprokurorit të shtetit, janë duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë”, tha Paca.
Arlinda Zekaj fue asesinada el 26 de octubre en Vitomirica, Peja, y el sospechoso del homicidio es su cuñado.
Antes de ser asesinada, había denunciado la violencia doméstica y buscado protección en las instituciones responsables.
Su asesinato desató protestas en Pristina, donde ciudadanos y activistas exigieron justicia para la víctima y que las instituciones que habían manejado el caso rindieran cuentas.
Lidhur me këtë rast janë suspenduar 11 zyrtarë policorë. Masa janë ndërmarrë edhe ndaj kryeprokurores dhe prokurores së Pejës, ndërsa drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka dhënë dorëheqje.