Apoya a TIME. Preserva la verdad.
CRÓNICA

Se sospecha que la heroína valorada en medio millón de euros procedía de Irán.

heroína

Foto de : Driton Pacharada

Në një konferencë të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës janë dhënë më shumë detaje rreth aksionit të këtyre institucioneve dhe Agjencisë së Intelegjencës së Kosovës, që si rezultat solli konfiskimin dhe sektuestrimin e 37 kilogramëve drogë të llojit heroinë, në vlerë prej 550 mijë euro.

Drejtori i departamentit për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Kosovës, Reshat Murseli ka thënë se pesë të arrestuarit e dyshuar për këtë rast, dyshohet se atë e transportonin të kamufluar nga Irani për në Kosovë.

“Në total gjatë këtij operacioni policor janë bastisur pesë lokacione dhe objekte përcjellëse. Janë arrestuar pesë të dyshuar, dy nga ta shtetas turq, një shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe dy shtetas kosovarë. Dyshohet se grupi kriminal sasinë e narkotikut e ka transportuar të kamufluar në mallra komerciale nga vendet aziatike të Lindjes së Mesme gjegjësisht Iranit për në Republikën e Kosovës. Në bazë të hetimit të deritanishëm dytshohet se e ka pasur për qëllim tregun jashtë vendit. Vlera e shitjes jashtë Kosovës do ta kalonte shifrën prej 550 mijë eurosh”, ka deklaruar Murseli.

La noticia se está actualizando...

Leer otras actualizaciones
Heroína

Cinco personas arrestadas y heroína valorada en medio millón de euros incautada.

Pesë persona, pjesë e një grupi kriminal, janë arrestuar në një aksion të Policisë, Prokurorisë dhe...