Apoya a TIME. Preserva la verdad.
Arberi

Oncología durante dos semanas sin albúmina ni filgrastim.

Clínica de Oncología

Clínica Oncológica | Foto: KOHA

Pacientët e Klinikës së Onkologjisë vazhdojnë të përballen me mungesë të barnave. Përveç terapive që prej muajsh nuk janë në dispozicion, tash e dy javë mungojnë edhe albumina dhe filgrastimi. SHSKUK-ja nuk ka kthyer përgjigje për t’i treguar arsyet e mungesës së tyre

Mungesa e albuminës, e cila ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në gjak, dhe e filgrastimit, që përdoret për të rritur numrin e rruazave të bardha të gjakut dhe për të ulur rrezikun e infeksioneve te pacientët që trajtohen me kimioterapi, po i detyron pacientët e Klinikës së Onkologjisë t’i sigurojnë këto barna me shpenzimet e tyre. 

Sipas familjarit të një pacienti, albumina mungon në këtë klinikë tash e dy javë, ndërsa sigurimi i saj në barnatore po paraqet vështirësi. 

“Është dashur me i ble vetë që dy javë. Por nganjëherë edhe nëpër barnatore nuk po ka. Një albuminë po kushton 37 euro. E ato me prejardhje prej Bullgarisë, i mora dy albumina dhe ishin 25 euro. D.m.th. 50 euro për dy copa”, ka bërë të ditur familjari i pacientit. 

Familjari thotë se për albuminat me prejardhje nga Bullgaria, barnatorja nuk i ka lëshuar fare faturë, ndërsa për ato me prodhim austriak, fatura i është dhënë. 

Ai tregon po ashtu se nga klinika i kishin thënë se albuminat do të arrinin të premten, por edhe atë ditë furnizimi nuk ishte realizuar. 

Përveç albuminës, tash e dy javë në Klinikën e Onkologjisë mungon edhe Filgrastimi, të cilin pacientët po detyrohen ta blejnë vetë. 

“As Filgrastim nuk ka pasur. Akoma nuk ka që dy javë, as këto në Onkologji. 30 euro i kam blerë edhe ato në barnatoren e 15-të në Prishtinë, mezi që i kam gjetur. Atë ditë që i kam blerë katër vaksina Filgrastim, 120 euro për katër copë, d.m.th. 30 euro për një. Mezi që i kam gjetur në këtë barnatore të Prishtinës”, ka rrëfyer ai.

KOHA të hënën i ka dërguar pyetje SHSKUK-së për arsyet e mungesave të këtyre medikamenteve, por gjatë ditës nuk ka marrë përgjigje. 

Mungesat në Klinikën e Onkologjisë nuk kufizohen vetëm në këto dy barna. 

Avastina është një tjetër terapi që mungon prej gati dy muajsh, ndërsa çmimi i saj në barnatore arrin deri në 1 mijë euro. 

Për rreth dy muaj ka munguar edhe Dabrafenibi, terapi që kushton deri në 1 mijë e 500 euro. 
Ndërkaq, nga maji deri në shtator, pacientët janë përballur edhe me mungesën e Bikaderit, terapi që përdoret për trajtimin e kancerit të prostatës.