Kulturë

Filmi MONA, në konkurrencë zyrtare edhe në pesë festivale ndërkombëtare

Filmi i metrazhit të shkurtër MONA me skenar e regji të Lorena Sopit, prodhim i Fakultetit të Arteve, degës së regjisë së filmit, është përzgjedhur në programet zyrtare edhe të pesë festivaleve ndërkombëtare.

Nisur nga data 19- 26 shkurt, MONA do të jetë pjesë e festivalit të njohur MICE Film Festival, i cili do të mbahet në Valencia të Spanjës. Pastaj nga data 24 – 29 shkurt, do të garojë në Pehuajo International Film Festival në Buenos Aires, Argjentinë.

Nga 11-15 marsi do të jetë pjesë e Hollywood Screening Film Festival në SHBA, nga data 7-14 prill në Tiburon International Film Festival në Tiburon /SHBA/, kurse gjatë muajit korrik do të shfaqet në Acafilms International Film Festival në Sao Paulo të Brazilit.

Filmi i shkurtër Mona gjatë vitit të kaluar ka qenë pjesë e konkurrencës zyrtare në 37 festivale ndërkombëtare dhe ka fituar tetë çmime të ndryshme:

Silver Award - FAMEUS International Film Festival Hollywood, USA 2016. Best Foreign Music Film - Wendy’s short – San Francisco, USA 2016. Best Director’s Choice Award - Texas Ultimate Shorts – Texas, USA 2016. Best Musical Short Film - Pink City International Film Festival – Jaipur, India /shtator 2016/. Best short – Short Shortz Film Fest – Dortmund, Germany /tetor 2016/. Award of Excellence - Canada Short Film Festival - Vancouver, Canada /nëntor 2016/. 3rd Award – Camera Zizanio Film Festival – Pyrgos, Greece /dhjetor 2016/. Best Drama Short - Mediterranean International Film Festival (MedFF)- Siracusa, Italy /dhjetor 2016/.

Image