KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ΧΡΟΝΙΚΟ

Ένας 27χρονος άνδρας και ένα μωρό βρέθηκαν νεκροί στο Ντεμιράι, στο Γκίλαν.

αστυνομικός - αστυνομία - τραυματισμός - σύλληψη - δολοφονία

Φωτογραφία: Driton Pacharada

Një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur pa shenja jete në një shtëpi në fshatin Demiraj të Komunës së Gjilanit.

Rastin për Kohën e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse dhe ekipi emergjent mjekësor, ndërsa nga mjeku kujdestar është konstatuar se të personat janë pa shenja jete.

“Më 01.11.2026 rreth orës 08:47 kemi pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë. Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nag mjeku kujdestar është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete. Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftim. 

Njoftohet se në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, rast i cili është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.