Ka përfunduar pa fitues derbi i madh gjerman ndërmjet Bayern Munchenit dhe Borussia Dortmundit.
Ndeshja që u zhvillua në “Allianz Arena” përfundoi baras 2:2.
Konrad Laimer e kaloi në epërsi Bayernin në minutën e 38-të.
Dortmundi i barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 60-të me golin që e realizoi Serhou Guirassy.
Gjashtë minuta më pas, Dayot Upamecano, i kaloi sërish në epërsi 2:1 bavarezët.
“Verdhezinjtë” nuk u dorëzuan deri në fund dhe në minutën e 89-të e barazuan rezultatin në 2:2. Autor i golit ishte Fabio Silva.
Të dyja skuadrat vazhdojnë pa humbje. Kanë nga pesë fitore dhe tri barazime.
E kryesojnë tabelën me nga 18 pikë.