KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Το Κοσσυφοπέδιο μπαίνει στον χειμώνα χωρίς τη μονάδα Β1. Οι ειδικοί στον τομέα της ενέργειας φοβούνται μειώσεις

CAKE

Φωτογραφία: Εικονογράφηση

Φωτογραφία: Alban Bujari

Kosova do të varet nga importi edhe në këtë dimër, gjatë të cilit nuk pritet të rikthehet në punë njësia B1. Njohësit e energjisë kanë thënë se shkaku i çmimit të lartë të energjisë elektrike në bursë, qytetarët mund të përballen edhe me reduktime

Korporata Energjetike e Kosovës po hyn në sezonin kur konsumi i energjisë rritet, duke e pasur jashtë funksioni njësinë kryesore të prodhimit.

Punimet e nisura në prill në modernizimin e turbinave dhe realizimin e projekteve përcjellëse në bllokun B1 me kapacitet prej 260 megavatesh, janë larg përfundimit.

Në KEK nuk kanë treguar se kur do të përmbyllen.

“Në këtë njësi po realizohen edhe investimet në elektrofiltra dhe sistemin DeNOx, projekt i financuar përmes fondeve IPA të Bashkimit Evropian dhe i udhëhequr nga Zyra e BE-së në Kosovë. Pas përfundimit të punimeve dhe testimeve të nevojshme, parashihet rikthimi i njësisë B1 në operim me kapacitetin e planifikuar”, është thënë në një përgjigje të KEK-ut.

Njohësi i energjisë, Adhurim Haxhimusa, ka thënë se mungesa e operimit të bllokut B1 do të sjellë probleme për muajin dhjetor të këtij viti dhe janarit të vitit të ardhshëm.

“Këtë vit për dallim nga vitet tjera Kosova nuk e ka në dispozicion një prej blloqeve më të mëdha të Kosovës B, atë të bllokut B1, i cili nuk pritet të jetë në dispozicion para përfundimit të sezonit dimëror, për shkak të një remonti të thellë, kjo do ta vështirësojë edhe më tej furnizimin stabil me energji elektrike”, ka thënë Haxhimusa.

Bazuar në përgjigjet e KEK-ut, në Termocentralin Kosova A janë përfunduar të gjitha remontet e planifikuara për vitin 2026, dhe se kjo ka rezultuar edhe me rekord të operimit të njëkohshëm me tri njësi gjeneruese, duke realizuar gjithsej 72 ditë operim, krahasuar me 199 ditë të regjistruara gjatë dy dekadave të fundit.

Megjithëkëtë, në këtë korporatë kanë thënë se situata edhe mund të ndryshojë.

“Njësitë ekzistuese të KEK-ut, veçanërisht ato të TC Kosova A, kanë një moshë të avancuar teknologjike. Për këtë arsye, pavarësisht remonteve dhe përgatitjeve të realizuara, mundësia e paraqitjes së defekteve teknike dhe ndërprerjeve të përkohshme nuk mund të përjashtohet plotësisht”, kanë thënë nga KEK-u.

Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi i energjisë elektrike, veçanërisht gjatë muajve kur temperaturat bien e kur kërkesa për konsum tejkalon kapacitetet vendore të prodhimit.

Haxhimusa ka shprehur drojën se në këtë dimër qytetarët do të përballen edhe me reduktime. Ai ka thënë se trendët e çmimit të energjisë elektrike në bursa janë shumë më të larta sesa vitin e kaluar.

“1 MWh ka kushtuar diku 250 euro në mesatare në bursën e Hungarisë, çka nënkupton se furnizimi stabil me energji elektrike apo ai furnizim i cili nuk do të jetë stabil, do të jetë shumë më i shtrenjtë se sa vitin e kaluar prandaj qytetarët duhet të përgatiten për reduktime të mëdha por edhe atë furnizim që do ta kenë do të jetë shumë i shtrenjtë, ose do të bartet në tarifat e energjisë elektrike në vitet e ardhshme”, ka thënë Haxhimusa.

Në pesë vjetët e fundit, Kosova ka importuar energji elektrike në vlerë mbi 1.03 miliardë euro.

Ρεζάνα Μποζλάνι