Tottenham Hotspuri e ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Premier Leaguen e Anglisë.
Pas një fillimi të vështirë, Tottenhami tashmë ka gjetur ritmin dhe është duke kaluar në një formë shumë të mirë.
Tottenhami të shtunën në kuadër të xhiros së nëntë e mposhti Crystal Palacen në shtëpi me rezultatin 2:0.
Palace nga minuta e 13-të luajti me një futbollist më pak në fushë pasi që sulmuesi Jean-Philippe Mateta u ndëshkua direkt me karton të kuq për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër.
Mbrojtësi Archie Gray e realizoi golin e parë në minutën e 25-të.
Për 2:0 shënoi holandezi Jan Paul van Hecke në minutën e 73-të.
Tottenhami ka 12 pikë, kurse Palace ka pesë pikë më pak.