KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Τραμπ και Ρούτε καλούν τη Ρωσία να απόσχει από την κλιμάκωση του πολέμου στην Ουκρανία

Ντόναλντ Τραμπ και Μαρκ Ρούτε

Φωτογραφία: Associated Press

Rusia duhet të shmangë veprimet që mund ta zgjerojnë luftën në Ukrainë, kanë deklaruar të mërkurën presidenti amerikan Donald Trump dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një deklaratë të përbashkët pas takimit në Florida, ku diskutuan edhe për luftën në Iran.

Takimi është zhvilluar pasi lideri republikan, i cili ka kritikuar vazhdimisht aleatët perëndimorë të SHBA-së, është takuar javën e kaluar në Azi me presidentin rus, Vladimir Putin dhe liderin kinez, Xi Jinping, duke iu referuar secilit prej tyre si “miku” i tij.

“Ne diskutuam gjithashtu rëndësinë që Rusia të shmangë çdo veprim që, me ose pa qëllim, mund ta zgjerojë luftën, si dhe rëndësinë e arritjes sa më të shpejtë të një zgjidhjeje paqësore të konfliktit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të dy liderëve.

Takimi i Trumpit me Putinin ka shkaktuar reagime të ashpra nga kundërshtarët e tij demokratë në SHBA dhe aleatët evropianë, të cilët kanë kërkuar të përfshihen në bisedimet e mbështetura nga Washingtoni për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Rutte, i cili vazhdimisht është përpjekur të ulë tensionet brenda NATO-s dhe të ruajë mbështetjen e Trumpit, ka thënë se takimet mes fuqive të mëdha bërthamore janë normale.

Sipas deklaratës, Rutte dhe Trump diskutuan gjithashtu për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes dhe investimeve në SHBA dhe në të gjithë NATO-n.

Lufta në Ukrainë dhe konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ishin temat kryesore të bisedimeve, thuhet në deklaratë, pa dhënë hollësi se çfarë u diskutua lidhur me Iranin.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili është kritikuar nga Trumpi, ka deklaruar se Evropa duhet të jetë pjesë e bisedimeve për paqe.

Ndërkaq Trumpi ka kritikuar shpesh aleatët perëndimorë dhe demokratikë të Ëashingtonit për çështje të tilla si shpenzimet e NATO-s, tarifat tregtare dhe atë që ai e cilëson si mbështetje të pamjaftueshme të tyre për luftën kundër Iranit.