KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Showbiz

Συλλήψεις κορυφαίων προσωπικοτήτων στην Τουρκία σε νέα επιχείρηση κατά των ναρκωτικών

showbiz

Aktori dhe këngëtari turk, Ozcan Denis, aktorja Deniz Çakir dhe Burcu Ozberk si dhe regjisori Cem Karci janë në mesin e  24 personave të arrestuar më 24 nëntor, si pasojë e hetimeve  të reja për lëndë narkotike i cili ka në shënjestër personazhe të njohura në Stamboll.

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 35 të dyshuar, në kuadër të një hetimi të zhvilluar në Byroja për Hetimin e Krimit të Organizuar, Narkotikëve dhe Krimeve Ekonomike. Autoritetet kanë bërë të ditur se 24 prej të dyshuarve janë arrestuar.

Sipas raportimeve, hetimi është mbështetur në deklaratat e të dyshuarve, dëshmitë e dëshmitarëve, raportet e ekzaminimeve forenzike të telefonave celularë dhe materialeve të tjera digjitale të sekuestruara, si dhe në dëshmitë e dhëna nga dëshmitarë konfidencialë.

Prokuroria ka bërë të ditur se urdhër-arrestet janë lëshuar pas dyshimeve për përdorim ose posedim të lëndëve narkotike. Ajo ka shtuar se hetimet po vazhdojnë në të gjitha aspektet.

Personat e ndaluar në operacionet kundër drogës zakonisht dërgohen fillimisht në spital për ekzaminime mjekësore, para se të transferohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku u merren mostrat për testet e drogës. Më pas, ata dërgohen në gjykatë për të dhënë deklarata para prokurorëve, të cilët vendosin nëse do të lirohen apo do të dërgohen para gjykatës.

Operacioni i fundit është pjesë e një hetimi më të gjerë për përdorimin e dyshuar të drogës nga persona të njohur, i cili ka nisur më 8 tetor 2025. Që nga ajo kohë, muzikantë, menaxherë, biznesmenë dhe figura të tjera publike janë marrë në pyetje dhe u është kërkuar të japin mostra gjaku dhe flokësh për analiza.