KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Γερμανός υπουργός ζητά αυστηρότερες τιμωρίες μετά τις ταραχές στη Φρανκφούρτη

Διαδηλώσεις στη Φρανκφούρτη

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, ka kërcënuar me ndëshkime të ashpra grabitësit dhe protestuesit e dhunshëm që shkaktuan trazira në Frankfurt gjatë natës, por ka vlerësuar praninë e madhe të policisë, e cila, sipas tij, parandaloi përshkallëzimin e dhunës në përmasa më të mëdha.

Protestues të maskuar plaçkitën dyqane në qytet të shtunën vonë, pasi gjatë ditës dhjetëra mijëra demonstrues dolën në rrugët e dhjetëra qyteteve gjermane për të kërkuar arsim më cilësor dhe ulje të kostos së jetesës. 

Protestat u organizuan nga grupi i fushatës “Gen Z regelt” – “Gjenerata Z merr gjërat në dorë”.
Policia e Frankfurtit ka raportuar për incidente të dhunshme, përfshirë thyerjen e xhamave dhe hedhjen e bombave molotov drejt shërbimeve emergjente.

“Protestuesit e dhunshëm dhe grabitësit do të identifikohen dhe do të mbajnë përgjegjësi”, citohet të ketë thënë ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, për tabloidin Bild të dielën. “Kjo shkelje e rendit publik duhet të pasohet nga ndëshkime të ashpra”.

Ai ka akuzuar “grupet e dhunshme të majta dhe elementët problematikë nga komuniteti i migrantëve” se kanë marrë nën kontroll protestat, të cilat përndryshe ishin paqësore, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Policia e Frankfurtit ka ndaluar përkohësisht më shumë se 30 persona, ka raportuar transmetuesi lokal HR, pa dhënë detaje për të ndaluarit.

Ministri ka thënë ndërkaq se strategjia e policisë për të mbajtur një prani të madhe në terren, duke shpërndarë efektivët në disa lokacione, kishte funksionuar.

“Shpërthime të dhunës si ato në Paris u parandaluan falë forcave tona policore, të cilat u angazhuan me përkushtim të madh”, ka thënë Dobrindt, anëtar i partisë konservatore CSU.

Në Francë, protestat vazhduan kryesisht në mënyrë paqësore për të tretin fundjavë radhazi, pas trazirave të mëdha dhe plaçkitjeve të 17 tetorit, të cilat lanë pas dëme në dyqane, ndërtesa publike dhe biznese.