KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Ο ΚΟΣΜΟΣ

Οι εργαζόμενοι στον τομέα της υγείας στο Κονγκό απειλούν να εγκαταλείψουν την αντιμετώπιση του Έμπολα

Έμπολα

Pas muajsh të tërë duke trajtuar pacientë me Ebolë, Micheline Kayimpa thotë se ende nuk ka marrë asnjë pagesë nga Qeveria. Nëna e katër fëmijëve është njëra nga dhjetëra punonjësit e shëndetësisë që kanë protestuar për vonesat e pagave dhe kanë kërcënuar me bojkot të punës.

Çdo mëngjes, Micheline Kayimpa vesh disa shtresa pajisjesh mbrojtëse para se të hyjë në repartin e izolimit për Ebolën në lindje të Republikës Demokratike të Kongos (RDK), duke e ditur se një gabim i vetëm mund t'i kushtojë me jetë.

Në Qendrën e Trajtimit të Ebolës “Elikya” në qytetin Bunia, infermierja kalon ditët duke u kujdesur për pacientët e infektuar me Ebolë, një nga viruset më vdekjeprurëse në botë, duke u administruar ilaçe dhe duke ndihmuar ata që janë tepër të dobët për t'u ushqyer vetë.

Meqenëse Ebola përhapet përmes lëngjeve trupore, edhe kujdesi rutinë i ekspozon punonjësit shëndetësorë ndaj një rreziku të vazhdueshëm – nga trajtimi i pacientëve deri te pastrimi i ambienteve të kontaminuara.

“Kam shumë frikë”, tha Kayimpa. “Ndonjëherë, një detaj i vogël që na shpëton mund të jetë fatal”.

Por ndërsa shpërthimi i epidemisë po përhapet me ritme alarmante, punonjësit shëndetësorë thonë se nuk po luftojnë vetëm kundër virusit.

επίσης Ψευδείς φήμες και πραγματική δολοφονία – Η θανατηφόρα κρίση παραπληροφόρησης στον τομέα της υγείας στο Κονγκό Ο ΚΟΣΜΟΣ Ψευδείς φήμες και πραγματική δολοφονία – Η θανατηφόρα κρίση παραπληροφόρησης στον τομέα της υγείας στο Κονγκό

Pas muajsh të tërë duke trajtuar pacientë me Ebolë, Kayimpa thotë se ende nuk ka marrë asnjë pagesë nga Qeveria. Nëna e katër fëmijëve është njëra nga dhjetëra punonjësit e shëndetësisë që kanë protestuar për vonesat e pagave dhe kanë kërcënuar me bojkot të punës.

Dhe kjo ndodh në momentin më të papërshtatshëm.

Kayimpa ndodhet në vijën e parë të asaj që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e cilëson tashmë si “shpërthimin më të madh të Ebolës të regjistruar ndonjëherë” në Republikën Demokratike të Kongos. Që kur virusi u shfaq në mesin e muajit maj, ai ka infektuar afro 5.000 persona dhe ka shkaktuar vdekjen e mbi 2.300, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria kongoleze e Shëndetësisë.

Shpërthimi u identifikua njëkohësisht në Republikën Demokratike të Kongos dhe në Ugandën fqinje. Ndërsa Uganda e ka shpallur veten tashmë të lirë nga Ebola, transmetimi i virusit ka vazhduar të përshpejtohet në lindje të Kongos.

Epidemia ka arritur këto përmasa për pak më shumë se dy muaj, duke tejkaluar epideminë e mëparshme të madhe të Ebolës në vend, e cila zgjati pothuajse dy vjet, nga gushti 2018 deri në qershor 2020. 

Vetëm epidemia e Ebolës në Afrikën Perëndimore gjatë viteve 2014–2016 ka qenë më e madhe dhe më vdekjeprurëse, duke infektuar mbi 28.600 njerëz dhe duke shkaktuar 11.325 vdekje në Guine, Sierra Leone dhe Liberi.

Mosbesimi i thellë ushqen armiqësinë

Bunia, ku punon Kayimpa, është kryeqyteti i provincës verilindore Ituri, epiqendra e shpërthimit, ku janë regjistruar mbi 90% e rasteve të konfirmuara. Përgjigjja ndaj epidemisë po has vështirësi të mëdha, edhe pa rrezikun e largimit të punonjësve shëndetësorë nga puna.

Ndryshe nga shpërthimet e mëparshme të Ebolës, ky shkaktohet nga varianti më pak i zakonshëm Bundibugyo, për të cilin nuk ekzistojnë vaksina të provuara, ndërsa mundësitë e trajtimit mbeten të kufizuara. Luftimet e vazhdueshme në lindje të Kongos e kanë bërë edhe më të vështirë arritjen e ekipeve mjekësore te komunitetet e prekura.

“Ky shpërthim u përhap në komunitete tashmë të rraskapitura nga konflikti dhe zhvendosjet, me sisteme të dobëta shëndetësore, furnizimi me ujë dhe kanalizime”, tha Lancelot Mermet, drejtor i programeve humanitare në organizatën Mercy Corps.

“Kur njerëzit nuk mund të marrin shpejt kujdes mjekësor ose nuk i besojnë sistemit sa të paraqiten për trajtim, virusi përhapet edhe më shpejt”, tha ai për CNN, duke shtuar se autoritetet shëndetësore ende po identifikojnë raste që nuk mund të lidhen me zinxhirët e njohur të infektimit.

Agjencitë humanitare thonë se mosbesimi, dezinformimi rreth Ebolës dhe kundërshtimi ndaj kufizimeve të praktikave tradicionale të varrimit, kanë nxitur armiqësi ndaj punonjësve shëndetësorë dhe kanë vështirësuar përpjekjet për të frenuar epideminë.

Kjo armiqësi shpërtheu hapur në fund të muajit maj, kur protestues që kërkonin trupat e dy të afërmve të tyre hynë me forcë në një qendër trajtimi për Ebolën. Ishte sulmi i tretë i tillë që nga fillimi i epidemisë, duke detyruar personelin mjekësor t’i evakuonte pacientët ndërsa pranë dëgjoheshin të shtëna armësh.

Dhuna ka vazhduar edhe më tej. Sulme të ngjashme u raportuan në qershor dhe korrik, ndërsa Kombet e Bashkuara deklaruan muajin e kaluar se “dhjetëra objekte janë sulmuar, kryesisht për shkak të frikës, dezinformimit dhe mosbesimit të thellë të komuniteteve ndaj autoriteteve të jashtme”.

“Po sakrifikojmë jetën tonë”

Brenda Qendrës së Trajtimit të Ebolës “Elikya” në Bunia, përpjekjet për përballimin e epidemisë janë nën presion të madh.

Reparti i izolimit me 90 shtretër, i menaxhuar nga organizata humanitare ndërkombëtare Mjekët pa Kufij (MSF), tashmë funksionon me kapacitet të plotë, ndërsa shumë pacientë mbërrijnë vetëm kur gjendja e tyre është bërë kritike.

“Nuk kemi personel të mjaftueshëm”, tha Kayimpa. “Jemi vetëm dy ose tre infermierë që kujdesemi për pacientë me më shumë se dhjetë sëmundje të ndryshme”.

επίσης Πώς η Κίνα κατασκοπεύει το Ηνωμένο Βασίλειο Ο ΚΟΣΜΟΣ Πώς η Κίνα κατασκοπεύει το Ηνωμένο Βασίλειο

Edhe me pajisje mbrojtëse, rreziku nuk zhduket kurrë.

“Mund të ndodhin aksidente gjatë punës këtu”, tha Kayimpa. “Disa pacientë agresivë mund të të sulmojnë dhe të të infektojnë. Ne po sakrifikojmë jetën tonë për njerëzit”, shtoi ajo.

Sipas saj, punonjësit shëndetësorë paguan një çmim të rëndë që në ditët e para të epidemisë.

“Kur sëmundja u shfaq për herë të parë, nuk e dinim se ishte Ebola”, kujton ajo. “Po trajtonim pacientët pa asnjë mbrojtje. Shumë prej nesh u infektuan dhe disa humbën jetën”.

Megjithatë, Kayimpa thotë se nuk është virusi ai që i ka çuar shumë punonjës shëndetësorë në kufijtë e durimit.

Ajo shpjegon se MSF-ja u jep shpërblime shtesë, por ato nuk zëvendësojnë pagat që duhet marrë nga Qeveria.

“Punoj këtu që nga qershori, por nuk kam marrë asnjë pagë”, tha ajo, duke shtuar se emri i saj ishte shkruar gabim në dokumentacionin e pagave. “Më thanë se përpunimi i dosjes sime do të marrë shumë kohë”, shton.

Ajo ndërpreu punën për tre ditë në shenjë proteste, por më pas u rikthye me shpresën se problemi do të zgjidhet. Megjithatë, nëse nuk ka përparim, Kayimpa, e cila më parë punonte për një organizatë private shëndetësore në Bunia, është e gatshme të largohet sërish nga puna.

Ende nuk është e qartë nëse vonesat lidhen me mungesën e fondeve për përballimin e epidemisë.
Ministri kongolez i Komunikimit, Patrick Muyaya Katembwe, pranoi se vonesat në pagesa kanë shkaktuar protesta në disa qendra trajtimi për Ebolën, por i tha CNN-it se pagesat e pakryera tashmë po përpunohen.

Ai tha se vonesat janë shkaktuar kryesisht nga procesi administrativ për verifikimin e punonjësve të angazhuar në luftën kundër Ebolës dhe për të siguruar që pagesat të shkojnë te përfituesit e duhur.

“Kushdo që figuron zyrtarisht në listë do të paguhet”, tha ai.

MSF-ja, që menaxhon disa qendra trajtimi dhe izolimi për Ebolën në të gjithë Republikën Demokratike të Kongos, tha se protestat lidhen me kompensimin nga Qeveria dhe jo me pagesat e organizatës.

“MSF-ja vazhdon t’i përmbushë detyrimet e saja ndaj stafit të angazhuar në këtë përgjigje”, thuhet në deklaratën për CNN, duke shtuar se “punonjësit shëndetësorë luajnë një rol thelbësor në përballimin e këtij shpërthimi dhe është e rëndësishme që ata të kompensohen në kohë për punën e tyre në kushte jashtëzakonisht të vështira”.

“Ndjekja e zjarrit pasi ka marrë hov”.

Punonjësit humanitarë thonë se suksesi në luftën kundër Ebolës varet nga njerëzit që po rrezikojnë jetën për ta mbajtur funksional sistemin.

“Këta janë njerëzit që mbajnë barrën më të madhe të epidemisë, duke u kujdesur për pacientët, duke i trajtuar ata, duke parandaluar infeksionet dhe duke ruajtur besimin e publikut në sistemin shëndetësor, ndërsa njëkohësisht përballen vetë me rreziqe të mëdha”, tha për CNN një punonjës humanitar i njohur me situatën.

“Me këtë epidemi që po përhapet kaq shpejt dhe po zgjerohet përtej epiqendrës, punonjësit në vijën e parë kanë nevojë për pajisje, mbrojtje, pagesa në kohë dhe mbështetje për ta kryer punën e tyre në mënyrë të sigurt”, ka thënë ai. “Çdo ndërprerje i jep virusit më shumë kohë për t’u përhapur dhe e bën përgjigjen ndaj epidemisë sikur të ndiqet zjarri pasi ai tashmë ka marrë hov”.

Nëse punonjës shëndetësorë si Kayimpa do ta marrin këtë mbështetje, kjo mund të përcaktojë se sa prej tyre do të vazhdojnë të qëndrojnë në vijën e parë, duke luftuar për të shpëtuar jetë dhe për të frenuar përhapjen e virusit.

επίσης Μεγάλη πυρκαγιά στο Βέλγιο πλησιάζει τη Γερμανία Ο ΚΟΣΜΟΣ Μεγάλη πυρκαγιά στο Βέλγιο πλησιάζει τη Γερμανία

“Për sa kohë nuk i marr pagat e mia, do ta bojkotoj punën derisa të paguhem”, tha ajo. 

“Madje, nëse vazhdon kështu, do ta lë këtë punë dhe do të provoj të merrem me aktivitete të tjera që më sjellin të ardhura”, shtoi.