KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Πέθανε ο ειδικός αναισθησιολόγος Zekë Zeka

Ζακάτ Ζακάτ

Ka vdekur mjeku, specialisti i anesteziologjisë dhe reanimacionit, Zekë Zeka.

Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Anesteziologëve dhe Intensivistëve të Kosovës (SHAIK).

Përmes një postimi në Facebook kjo shoqatë ka shkruar se ndarja e tij nga jeta është një humbje e dhimbshme për familjen, miqtë dhe komunitetin profesional. 

“Profesioni ynë na lidh përmes përgjegjësisë për jetën, sfidave të përbashkëta dhe solidaritetit mes kolegëve. Me këtë ndjenjë, do ta ruajmë me respekt kujtimin e Dr. Zekë Zekës si pjesë të komunitetit tonë. Në emër të SHAIK, familjes Zeka, të afërmve dhe kolegëve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në njoftim.

Familjarët e Zekës në njoftimin për vdekjen e tij tutje kanë shkruar se gjatë karrierës së tij profesionale, ai dha një kontribut të çmuar në zhvillimin e shërbimeve dhe institucioneve shëndetësore në vend, duke ushtruar edhe funksione drejtuese në sistemin shëndetësor, përfshirë pozitën e drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) gjatë viteve 2001–2003.

Përveç angazhimit të tij profesional, Dr. Zekë Zeka ishte edhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke kontribuar gjatë luftës për lirinë e vendit. Në një periudhë të vështirë për popullin e Kosovës, ai vuri njohuritë dhe përvojën e tij në shërbim të njerëzve që kishin nevojë për ndihmë mjekësore.