KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Ο Άλβαρεζ ζητά συγγνώμη για τα σχόλια της Μπαρτσελόνα

Τζούλιαν Αλβαρέζ

Julian Alvarez shënoi golin e fitores për Atletico Madridin dhe u ka kërkuar falje tifozëve për deklarimin e tij se dëshiron të luajë për Barcelonën.

Atletico Madridi fitoi 1:0 të shtunën ndaj Deportivo La Corunas. Ylli argjentinas shënoi në ndeshjen e dytë rresht, ndërsa më pas foli për situatën e krijuar gjatë verës. Ai kërkoi gjatë të transferohej te Barcelona, por Atletico nuk e lejoi një lëvizje të tillë.

“Dua t’u kërkoj falje tifozëve tanë për atë që kam deklaruar gjatë Kupës së Botës. Ishte gabim në kuptimin se si e kam thënë këtë dhe në kohën kur e kam thënë”, ka thënë Alvarez për “Movistar Plus”.

“E kuptoj pse tifozët janë të zemëruar. Po të isha tifoz, edhe unë do të isha i zemëruar. Sidomos nëse merret për bazë se si më kanë përkrahur që kur arrita këtu”.

Gjatë Kupës së Botës, Alvarez tha se dëshiron të realizojë ëndrrën për të luajtur për Barcelonën. Ai është fishkëllyer rregullisht në ndeshjet e Atleticos në shtëpi këtë edicion. Por mori duartrokitje nga një pjesë e shikuesve pas golit të shënuar të shtunën.

“Shpresoj se me punë të madhe dhe përulësi mund të ndryshoj situatën”, ka thënë Alvarez.

“Jam ndier më mirë në ndeshjet e fundit, në aspektin fizik dhe me top. Dua ta ndihmoj ekipin dhe të jap më të mirën”.

Atletico Madridi mban vendin e dytë në La Liga me 25 pikë.