KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
Arberi

Οι εργαζόμενοι της Infrakos προειδοποιούν για διαμαρτυρία τη Δευτέρα

Tren

Punëtorët e Ndërmarrjes Publike “Infrakos” Sh.A. do të protestojnë të hënën, më 26 tetor, në Fushë-Kosovë, pas dështimit të negociatave me menaxhmentin dhe bordin e ndërmarrjes.

Protesta do të mbahet nga ora 08:00 deri në orën 09:00, para Stacionit Hekurudhor në Fushë-Kosovë, ka njoftuar Kryesia e Sindikatës së Pavarur të Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës “Infrakos”.

Sipas njoftimit të sindikatës, vendimi për protestë vjen pas kërkesave të shumta me shkrim dhe negociatave me menaxhmentin dhe bordin e ndërmarrjes, të cilat, sipas tyre, nuk kanë sjellë rezultate.

Kërkesa kryesore e punëtorëve është indeksimi i pagave, në mënyrë që ato të reflektojnë ndryshimet në koston e jetesës dhe të sigurohet trajtim i drejtë për të gjithë punonjësit.

Δεν υπάρχει διαθέσιμη περιγραφή.