Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Kulturergänzung

Anton Antonovich von Pristina

Ich befürchte, dass Anton Antonowitsch von Pristina mit seinen Ambitionen auf den Parteivorsitz und sogar das Amt des Ministerpräsidenten triumphieren könnte.

Ich befürchte, dass Anton Antonowitsch von Pristina mit seinen Ambitionen auf den Parteivorsitz und sogar das Amt des Ministerpräsidenten triumphieren könnte.

Kryetari aktual i Prishtinës që është në mandatin e tij të dytë bën përjashtim nga të gjitha modelet e kryetarëve të mëparshëm. Ky vërtet është jashtëserik, fatkeqësisht, për të keq. Është si personazh letrar; komik, mashtrues, spekulant, dembel, popullist – lista vazhdon. Nga personazhet letrare ai do të mund të krahasohej me Anton Antonovichin e Gogolit, veçse, ky është vërtet më kompleks, sepse përpos që është më ambicioz, vetidentifikohet edhe si cool

Prishtina përgjatë këtyre mbi 25 vjetëve të pasluftës, ka pasur kryetarë të padenjë, të paaftë, dembelë, e në rastet më të mira kanë qenë kryetarë ambiciozë, por që të kapur në kurthet e krizat politike, në fund ngelnin pa hapësirë për të bërë gjëra të mira. Me ndonjë përjashtim të vogël, por asnjë kryetar deri më tani nuk është parë të kenë shfaqur ndonjë dashamirësi për kulturën. Kultura u ka hyrë në matematika e kombinacione vetëm në nivel të ndarjeve të resurseve e si “fabrikë” punësimesh të militantëve partiakë. 

Por, kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama, që është në mandatin e tij të dytë, bën përjashtim nga të gjitha modelet e kryetarëve të mëparshëm. Ky vërtet është jashtëserik, fatkeqësisht, për të keq. Është si personazh letrar; komik, mashtrues, spekulant, dembel, popullist – lista vazhdon. Nga personazhet letrare ai do të mund të krahasohej me Anton Antonovich-in e Gogolit, veçse, ky është vërtet më kompleks, sepse përpos që është më ambicioz, vetidentifikohet edhe si cool. 

Para disa ditësh, në një intervistë “spontane” në New York, me influencierin në rrjete sociale Feroz Khan, ai edhe publikisht foli për ambiciet e tij, milestone-in e tij të radhës, për t’u bërë kryeministër i Kosovës. Brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së cilës herë thotë se i përket e herë jo, ai ka gjetur mbështetës të cilët po e shtyjnë kandidaturën e tij për kryetar. Pra, ai është lëshuar në ambicien e tij politike, all in all. Me dosje në Prokurori, me Prishtinën e mbuluar nga bërlloku, me kalërimet e tij të çoroditura politike për pushtet e me aleancat oportuniste për të qeverisur, me koketimet ultra-populliste, me artikulimin e tij prej mediokri, angazhimi i tij për “transformimin urban” të kryeqytetit, siç pretendonte, është vetëm një ëndërr e parë mbrapsht. Betejat kryesore të tij kanë qenë me pushtetin qendror, beteja kryesisht të pakuptimta, të mbushura me ankesa për “bllokada” e “shantazhe” që po i bëhen, por ndërkohë, ato më së shpeshti kanë qenë konsekuencë e dembelisë dhe paaftësisë së tij qeverisëse. 

Ajo pak kulturë që është zhvilluar në Prishtinë këtyre viteve ka qenë dhe është produkt i skenës së pavarur kulturore, por e cila ka vepruar dhe është mirëmbajtur kryesisht me fonde të donatorëve ndërkombëtarë. Pra, ka qenë dhe ngelet një veprimtari që është zhvilluar pothuajse ndaras atij realitetit qeverisës të kryeqytetit. Kryetari aktual ka treguar zero vëmendje e dedikim, ai kulturën në kryeqytet e ka takuar vetëm në pritjet që kohë mbas kohe u ka bërë artistëve të suksesshëm, ose në hapje të ndonjë ngjarjeje kulturore, ku është dukur për të mbajtur ndonjë fjalim, nga ato fjalimet e thata e bajate të tij. Në fushatë zgjedhore ai u pa tek promovonte një hapësirë të re kulturore që, sipas tij “po i krijohej Prishtinës”, por ndërkohë, hapja e asaj hapësire është më së paku në kreditin e tij. Teatrin për fëmijë dhe të rinj “Dodona”, të vetmin teatër të kryeqytetit, ai e ka bërë pothuajse jofunksional. Ndërkohë që skemën e granteve për organizatat kulturore e ka reduktuar në grante qesharake, minimale deri në absurd. 

Anton Antonovich i Prishtinës kam frikë që edhe mund të triumfojë në ambiciet e tij për kryetar partie e edhe si kryeministër. Në kohën që po e jetojmë kjo gjë më nuk përbën më lajm. Imbecilët politikë janë në modë.