Lazio është ndalur në barazim 1:1 nga skuadra e Napolit.
Ndeshja që u zhvillua të dielën pasdite i takoi xhiros së 11-të të Serie A.
Për Lazion është barazimi i dytë këtë edicion. Ka edhe nëntë fitore. Vazhdon të jetë lidere me 29 pikë.
Lazio së bashku me Romën janë dy skuadrat e vetme këtë edicion që ende nuk kanë pësuar disfatë në kampionatin italian.
Lazio kaloi në epërsi në minutën e 28-të me golin që e realizoi mesfushori italian, Davide Frattesi.
Me golin e Frattesit, Lazio e mbylli pjesën e parë me epërsin prej një goli.
Me të nisur pjesa e dytë më saktësisht në minutën e 48-të, Napoli i barazoi shifrat në 1:1 me autogolin që e shënoi Alfonso Pedraza.
Te Napoli ndeshjen e kompletoi mbrojtësi Amir Rrahmani.
Napoli ka 15 pikë dhe është në mesin e tabelës.