Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Showgeschäft

Jay-Z wird zum ersten Mal beim Super Bowl auftreten.

Jay-Z

Jay-Z

Foto: Associated Press

Reperi i njohur Jay-Z do të ngjitet për herë të parë në skenën e spektaklit muzikor të “Super Bowlit”, që do të mbahet më 14 shkurt pranë Los Angelesit. Lajmi u konfirmua nga Liga Kombëtare e Futbollit Amerikan (NFL), ka shkruar BBC.

Kompania e tij, “Roc Nation”, organizon spektaklin që mbahet në kohën e pushimit ndërmjet dy pjesëve të lojës së futbollit amerikan, ndërsa Jay-Z ka luajtur rol kyç në përzgjedhjen e artistëve pjesëmarrës.

Pas njoftimit, vëmendja është përqendruar te artistët që mund t’i bashkohen reperit në skenë. Bashkëshortja e tij, Beyoncé, është një nga emrat më të përfolur.

Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, e cilësoi këtë moment si realizim të një ëndrre.

“Nga albumi ‘Reasonable Doubt’ deri te skena e ‘Super Bowlit’, ky ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm. Tridhjetë vjet muzikë, punë dhe kulturë në skenën më të madhe në botë. Ky rrugëtim vazhdon të jetë një ëndërr e bërë realitet”, u shpreh ai.

Komisioneri i NFL-së, Roger Goodell, ka thënë se ishte shumë i emocionuar që publiku do të përjetojë talentin dhe ndikimin kulturor të reperit.

“Kur arritëm marrëveshjen e parë me ‘Roc Nation’ për organizimin e spektaklit, kisha vetëm një kërkesë: që Jay-Z të ngjitej vetë në skenë një ditë, kur të ndiente se kishte ardhur momenti i duhur”, ka deklaruar Goodell.

Reperi do të pasojë artistë të njohur që kanë performuar në këtë skenë, mes tyre Bad Bunny, Kendrick Lamar, Usher, Rihanna dhe The Weeknd.

Jay-Z numëron 25 çmime “Grammy’ dhe është reperi i parë që u përfshi në “Songwiters Hall of Fame”. Në vitin 2021, ai u bë gjithashtu pjesë e “Rock and Roll Hall of Fame”.

Spektakli i “Super Bowlit” është një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura në botë, duke tërhequr miliona shikues çdo vit.