Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Lifestyle

Faktoren, die das Schlaganfallrisiko im mittleren Lebensalter erhöhen

Hirninfarkt

Sulmi në tru nuk prek vetëm të moshuarit. Gjithnjë e më shumë persona nën moshën 65-vjeçare po përballen me këtë problem shëndetësor, ndërsa disa nga faktorët e rrezikut mund të jenë më pak të dukshëm nga sa mendohet, ka shkruar Der Telegraph.

Claire Arnopp, nënë e tre fëmijëve nga Britania, ishte vetëm 39 vjeçe kur pësoi sulm në tru. Gjithçka nisi me një ndjesi të çuditshme në shpinë. Pak më vonë, ajo vuri re se nuk mund të shtrëngonte dorën, krahu i ishte dobësuar, gjysma e fytyrës i ishte mpirë dhe e kishte të vështirë të fliste.

“Ndjeva një valë të çuditshme që më përshkoi shpinën, pothuajse si një e dridhur. Pastaj telefoni që mbaja në dorë ra në tokë. Nuk e pashë dhe as se dëgjova të binte. Kur u përkula për ta marrë, kuptova se nuk mund ta mbyllja grushtin. Krahu më ishte lëshuar dhe ana e majtë e fytyrës më ishte mpirë. Më pas vura re se po flisja me vështirësi. Ndjeva një tmerr të papërshkrueshëm. Gjithmonë kisha menduar se sulmi në tru ishte diçka që u ndodhte njerëzve në moshë të madhe, jo një gruaje në të 30-at”, ka rrëfyer ajo.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, rastet e sulmit në tru te të rriturit në moshë të mesme janë rritur me 44 për qind gjatë dekadës së fundit. Ekspertët theksojnë se faktorë si tensioni i lartë i gjakut, diabeti dhe mbipesha luajnë rol të rëndësishëm, por jo çdo rast lidhet domosdoshmërisht me një mënyrë jetese jo të shëndetshme.

“Goditja në tru bëhet më e shpeshtë me kalimin e moshës, por sot një në katër raste ndodh te personat nën 65 vjeç”, ka shpjeguar profesoresha Deb Lowe, specialiste e kësaj fushe.

Ajo që shumë njerëz nuk e dinë është se edhe disa probleme apo zakone që duken të zakonshme mund të lidhen me rrezikun për sulm në tru.

Migrena me aurë

Personat që vuajnë nga migrena me aurë, e cila mund të shoqërohet me drita vezulluese në shikim, ndjesi të pazakonta ose vështirësi në të folur, mund të kenë pothuajse dyfishin e rrezikut për një sulm ishemik, që ndodh kur një mpiksje gjaku bllokon furnizimin e trurit me oksigjen.

Rreziku mund të jetë më i lartë te gratë që pinë duhan, kanë faktorë të tjerë rreziku ose përdorin kontraceptivë që përmbajnë estrogjen.

Gërhitja e fortë

Gërhitja e shpeshtë dhe shumë e fortë mund të jetë shenjë e apnesë obstruktive të gjumit, një çrregullim gjatë të cilit frymëmarrja ndërpritet vazhdimisht gjatë natës.

Këto ndërprerje ulin nivelin e oksigjenit në gjak dhe e vendosin organizmin nën stres. Me kalimin e kohës, kjo gjendje mund të ndikojë në rritjen e tensionit të gjakut dhe në shëndetin e zemrës e të enëve të gjakut.

“Gërhitja e fortë, ndërprerjet e vërejtura të frymëmarrjes gjatë gjumit dhe lodhja e vazhdueshme gjatë ditës janë arsye për t’u konsultuar me mjekun”, ka këshilluar Maeva May nga Shoqata për Sulmet në Tru.

Lëndimet e qafës dhe lëvizjet e papritura

Dëmtimet e qafës, ngritja e peshave të rënda ose lëvizjet e menjëhershme mund të shkaktojnë çarje në shtresën e brendshme të disa arterieve që furnizojnë trurin me gjak.

Kjo mund të ndodhë gjatë sporteve me intensitet të lartë, ngritjes së peshave, aktiviteteve me goditje të forta, por edhe nga shtrirja e tepërt e qafës në disa pozicione të vështira të ushtrimeve joga.

Rreziku mund të jetë më i madh kur një person që nuk është mësuar me aktivitet fizik intensiv fillon papritur ushtrime të rënda.

Luftverschmutzung

Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit, si për një kohë të shkurtër ashtu edhe për periudha të gjata, mund të dëmtojë sistemin kardiovaskular.

Grimcat e imëta të ndotjes depërtojnë në mushkëri dhe mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut, duke shkaktuar inflamacion dhe duke ndikuar në rritjen e tensionit të gjakut. Ky i fundit konsiderohet një nga faktorët më të rëndësishëm të modifikueshëm të rrezikut për sulm në tru.

Ekspertët theksojnë se ndotja e ajrit nuk është vetëm përgjegjësi individuale, por një problem që kërkon masa në nivel shoqëror.

Qëndrimi ulur për shumë orë

Kalimi i pjesës më të madhe të ditës ulur, sidomos pa ndërprerje të rregullta, mund të ndikojë negativisht në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut.

Sipas studimeve të përmendura në artikull, qëndrimi ulur për rreth 13 orë në ditë ose më shumë lidhet me një rrezik 44 për qind më të lartë për sulm në tru.

“Për shumë njerëz, mosha e mesme përkon me vite të tëra pune në zyrë. Prandaj, lëvizja duhet të jetë pjesë e ditës së punës dhe jo diçka që ndodh vetëm në palestër”, ka thënë May.

Ajo këshillon që njerëzit të ngrihen rregullisht nga karrigia, të ecin pak dhe të ndërpresin periudhat e gjata të qëndrimit ulur. Të rriturit duhet të synojnë rreth 150 minuta aktivitet fizik me intensitet mesatar në javë.

Si mund ta ulni rrezikun?

Ekspertët theksojnë se shumica e rasteve të sulmit në tru lidhen me një kombinim faktorësh shëndetësorë dhe të stilit të jetesës. Megjithatë, ndryshimet e përditshme mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut.

“Ushtrimet e rregullta fizike, shmangia e duhanit dhe cigareve elektronike, kufizimi i alkoolit dhe një ushqyerje e shëndetshme, si dieta mesdhetare, mund të ndihmojnë në parandalimin e sulmit në tru”, ka shpjeguar profesoresha Lowe.

Po ashtu, është e rëndësishme që tensioni i lartë, niveli i lartë i yndyrës së dëmshme në gjak apo kolesteroli, diabeti dhe çrregullimet e ritmit të zemrës të diagnostikohen dhe të trajtohen në kohë.

Megjithatë, ekspertët kujtojnë se jo çdo sulm në tru mund të parandalohet, madje as te njerëzit që kujdesen për shëndetin e tyre.