Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Lifestyle

Studie: Hohe Konzentrationen bestimmter Blutproteine ​​mit geringerem Schlaganfallrisiko verbunden

Herz Gesundheit

Herz Gesundheit

Nivelet e larta të disa proteinave në gjak mund të lidhen me rrezik më të ulët për sëmundjet e arterieve koronare, të cilat mund të shkaktojnë infarkt, ka shkruar svt.se

Ky është përfundimi i një studimi të ri nga Universiteti i Linköpingut në Suedi, i cili në të ardhmen mund të ndihmojë në identifikimin e personave që rrezikojnë të preken nga sëmundjet e zemrës.

Sëmundjet kardiovaskulare mund të zhvillohen për vite me radhë pa shfaqur simptoma të dukshme. Shpesh, ato zbulohen vetëm kur personi pëson një infarkt ose kur çahet një enë gjaku.

Mjeku Filip Hammaréus, nga Spitali Universitar në Linköping, ka studiuar lidhjen mes proteinave në gjak dhe rrezikut për këto sëmundje.

“Në analizat e gjakut kemi vërejtur se nivelet e larta të disa proteinave, të cilat u japin strukturë dhe qëndrueshmëri indeve të trupit, lidhen me rrezik më të ulët për këto sëmundje”, ka shpjeguar ai.

Në studim janë përfshirë rreth 1.000 persona. Megjithatë, sipas studiuesve, nevojiten kërkime më të mëdha për të konfirmuar rezultatet dhe për të përcaktuar nëse kjo metodë mund të përdoret në praktikën mjekësore.

“Jemi ende larg përdorimit të kësaj metode në spitale. Nevojiten studime më të mëdha për të konfirmuar rezultatet, por ky zbulim përbën një pjesë të rëndësishme të kërkimit mbi aterosklerozën, pra grumbullimin e yndyrave dhe substancave të tjera në muret e arterieve”, ka përfunduar Hammaréus.