Një person është plagosur me armë zjarri në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 shtator rreth orës 03:50, kur një i dyshuar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Policia, në koordinim me Prokurorinë, ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, i cili është cilësuar si “vrasje në tentativë”.