Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
CHRONIK

Am Freitag wurden der Polizei sieben Fälle von häuslicher Gewalt gemeldet.

Polizei

Foto: Illustration

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar për shtatë raste të dhunës në familje gjatë të premtes. Po ashtu ka njoftuar për arrestimin e një personi që dyshohet se ushtroi dhunë në familje të enjten. 

Në Prishtinë është dërguar në mbajtje një person pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje me të cilën ka bashkëjetuar më parë dhe ka dy fëmijë të përbashkët. 

Në Drenas po ashtu është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë, pasi dyshohet se ushtroi dhunë psikike ndaj bashkëshortes, ndërsa në Kaçanik një burrë u arrestua nën dyshimin për dhunë në familje dhe u ndalua për 24 orë. 

Në Pejë u arrestua një burrë dhe u dërgua në mbajtje nën dyshimin për dhunë psikike ndaj anëtarëve të familjes. Ai dyshohet se ka dëmtuar edhe disa orendi në shtëpi, ka njoftuar Policia në raport. 

Po në Pejë një burrë dhe tri gra janë arrestuar pasi janë përleshur mes vete pas një mosmarrëveshje. Një nga të dyshuarat ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkohë burri është dërguar në mbajtje e të dyshuarat tjera janë liruar në procedurë të rregullt. 

Në Fushë-Kosovë një burrë, me probleme psikike, dyshohet se ka kanosur familjarët. Ai është dërguar në mbajtje. E në Rahovec është arrestuar një burrë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë. Ai është dërguar në mbajtje po ashtu. 

Në Vushtrri është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një burrë nën dyshimin se të enjten shkaktoi dhunë në familje. 

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar edhe një rast i mospërfilljes së urdhrit të gjykatës dhe dy raste të kanosjes. 

Në Malishevë një burrë u arrestua pasi kontaktoi me telefon ish-kunatën e tij. I dyshuari pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt. 

E në Fushë-Kosovë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur dhe ofenduar përmes telefonit nga bashkëshorti i tij. I dyshuari u arrestua dhe dërgua në mbajtje.

Në Prishtinë një burrë u arrestua nën dyshimin se kanosi motrën dhe babanë e tij. Ai u dërgua në mbajtje.