Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Williams: Ich habe Angebote von Barca, PSG und Arsenal abgelehnt.

Niko Williams

Nico Williams ka treguar se ka refuzuar ofertat e Barcelonës, Paris Saint-Germainit dhe Arsenalit, duke zgjedhur të vazhdojë karrierën tek Athletic Bilbao. 

Sulmuesi spanjoll ka folur për interesimin e klubeve të mëdha evropiane dhe ka insistuar se nuk ka pasur dyshime për të ardhmen e tij në Bilbao.

“Kam pasur oferta të shumta dhe kam mundur të largohem, por gjithmonë e kam pasur të qartë se dua të qëndroj këtu. U kam thënë jo Barcelonës, Arsenalit, PSG-së dhe shumë klubeve të tjera, sepse dua të jem këtu”, ka deklaruar Williams.

24-vjeçari ka reaguar edhe ndaj deklaratave të agjentit të tij, Felix Tainta, lidhur me negociatat e mëparshme për një transferim të mundshëm te Barcelona.

Williams ka thënë se agjenti i tij ka gabuar në disa prej deklaratave, duke theksuar se vendimi përfundimtar për të ardhmen është marrë nga ai dhe familja.

“Felix ka gabuar me fjalët që ka thënë. Gjërat nuk janë ashtu. Vendimin përfundimtar e marr unë, vëllai im dhe familja ime. Atë që ndodh në shtëpi e dimë vetëm ne”, ka shtuar futbollisti spanjoll.
Interesimi për Williamsin ishte rritur ndjeshëm pas paraqitjeve të tij me Spanjën në Kampionatin Evropian të vitit 2024. 

Megjithatë, Williams vendosi të qëndrojë te Bilbao.