Mbrojtësi i Udineses, Mërgim Vojvoda, pritet të bëhet me trajner të ri.
Kosta Runjaiq është afër shkarkimit nga Udinese, kanë raportuar mediumet italiane të hënën.
Sipas “Football-Italia”, trajner i ri i Udineses pritet të emërohet Paolo Zanetti.
Udinese humbi thellë, 5:2, të shtunën nga Roma. Ishte disfata e shtatë e Udineses nga dhjetë ndeshje këtë edicion në Serie A.
Udinese zë vendin e parafundit me pesë pikë. Runjaiq punoi tek Udinese nga viti 2024.