Connor Withers i Golden Eagle Yllit është shpallur “MVP” i javës së shtatë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Më të mirin e xhiros e shpall Federata e Basketbollit e Kosovës.
Withers shkëlqeu në fitoren e Yllit ndaj Rahovecit 029 me rezultatin 93:79.
Amerikani Withers kontribuoi me 16 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime.
Withers zuri vend në pesëshen e javës bashkë me Divine Mylesin e Bashkimit, Kentrell Pullianin e Vëllaznimit, Muhamedali Janjevën e Borës dhe Drilon Hajrizin e Trepçës.