Unterstützen Sie TIME. Bewahren Sie die Wahrheit.
Fußball

Irlands Trainer: Harte Zeiten bringen Führungspersönlichkeiten zum Vorschein

Irland

Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, vlerësoi karakterin e ekipit që mposhti thellë Izraelin në ndeshjen kundërthënëse në Debrecen të Hungarisë, të dielën mbrëma. Hallgrimsson ka thënë pas fitores 3:0 se disa nga komentet kritike ndaj ekipit ishin të tepruara.

Golat e pjesës së parë nga Troy Parrott, Adam Idah dhe Jack Moylan bënë që Republika e Irlandës të reagonte pas disfatës nga Kosova dhe të mposhtte Izraelin me lehtësi. Ndeshja ka mundur të bojkotohej nga ekipi irlandez, por në fund vetëm portieri Gavin Bazunu e bojkotoi atë. Ka pasur veprime të ndryshme protestuese nga lojtarët e Irlandës. 

Lojtarët e Irlandës vendosën të luajnë pas një debati prej katër orësh që e kishin të shtunën. Për muaj të tërë Irlandës i është bërë thirrje që të bojkotoi ndeshjet me Izraelin.

“Në kohë të vështira zbulon liderët e tu. Aty shfaqet karakteri i vërtetë”, ka thënë Hallgrimosson për televizionin irlandez.

“Ishin kohë të vështira për lojtarët dhe mendoj se të gjithë ata që ndoqën ndeshjen panë irlandezë krenarë që luftonin për vendin e tyre. Mendoj se lojtarët treguan se sa shumë do të thotë kjo për ta – jo vetëm të luash për Irlandën por edhe të bësh paraqitje të mirë në rrethana të vështira dhe me një përgatitje jo të duhur”.

Hallgrimsson ka thënë se Bazunu mbetet pjesë e përfaqësueses dhe se do të mirëpritet nëse kthehet. Tekniku islandez shprehu besimin se skuadra do të bashkohej sërish pas përçarjeve dhe pakënaqësive të fundjavës. 

Irlandezët kanë vendosur të luajnë për të shmangur dënimet nga UEFA. Se cilat do të ishin dënimet, vazhdon  të mbetet e paqartë. Por presioni në Irlandë vazhdon të jetë i madh për bojkotim të ndeshjes së dytë, që të dielën duhet të zhvillohet në terren neutral, përkatësisht në Serbi. Në ndeshjen e dytë Irlanda është vendase.

Lojtarët e Irlandës kanë mbajtur shirita të zi në duar, nuk ua kanë dhënë dorën lojtarëve të Izraelit dhe kanë mbajtur kokën ulur kur është intonuar himni i Izraelit. Gjitha këto janë bërë në shenjë proteste ndaj shtetit të Izraelit.

“Mendoj se dëmi për futbollin irlandez, nëse nuk do të kishim luajtur, mund të ishte i madh. Do të kishte dëmtuar Kampionatin Evropian dhe garat tona në të ardhmen, e ndoshta edhe ekipet e ligës irlandeze që marrin pjesë në Evropë. Të shohim se si do të shkojnë gjërat në vijim. Shpresojmë që njerëzit t’i mbështesin këta lojtarë”, ka theksuar Hallgrimsson.

Në Irlandë ka pasur protesta dhe madje peticion të nënshkruar nga shumë sportistë, kundër ndeshjeve me Izraelin. Shumë figura të njohura të futbollit po ashtu kanë përkrahur bojkotimin e ndeshjeve.