Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint-Germain, e ka fituar të hënën mbrëma derbin e Francës.
PSG-ja e mposhti Lyonin me rezultat 2:0 në shtëpi, në kuadër të xhiros së tetë të Ligue 1 të Francës.
Golin e parë për Parisin e shënoi Senny Mayulu në minutën e 72-të, kurse të dytin Mika Godts në minutën e 84-t.
Me fitore, PSG-ja është bërë lidere me 17 pikë.
Lyoni bie në vendin e pestë me 14 pikë.